Pogradeci në festë/ Dy netë me verë, gështenja e serenata korçare (VIDEO)

21 Tetor 2023, 15:52| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 16:01

  • Share

POGRADEC - Degustimi i verës, muzika, serenatat korçare dhe gështenjat e pjekura kanë rikthyer për të 29-tin vit rradhazi festën e përvitshme të traditës në qytetin liqenor të Pogradecit.

Panairet, konkurset dhe koncertet me këngëtarë të njohur që deputojnë në sheshin e qytetit nuk do të mungojnë përgjatë dy ditëve, ku banorë dhe vizitorë i bashkohen festës tradicionale.

” Është viti i 29-të që e festojmë këtë festë dhe është një dëshirë shumë e madhe e qytetarëve për ta patur për vit këtë festë. Në natën e parë do jetë momenti i degustimit të verërave,  dhe jurisë, por edhe i poezisë dhe pikturës ndërsa nata e dytë do të jetë do të ndahen çmimet. Surprizë e këtij viti është pjesëmarrja e të rinjve në pikturë dhe vallëzim” tha NënKryetarja e Bashkisë, Entela Gusho

Aleksandër Petre njëri prej anëtarëve të jurisë foli mbi pjesëmarrjen e prodhusëve artizanalë dhe kantinave në konkurs, si dhe për çmimet që priten të ndahen.

”Janë 5 kantina, ku të pesta kanë verë të kuqe por 4 kanë sjellë dhe vera të bardha dhe për artizanalet janë 4 vera të bardha dhe 10 vera të kuqe. Artizanalet janë të gjitha nga Pogradeci por ndërsa kantinat janë nga rrethe të ndryshme" Aleksandër Petre

Për ekspertin e degustimit të verave Enologu Gazmend Shehi, Pogradeci prodhon një ndër verërat më të mira në vend.

Mbledhur në sheshin kryesor të qytetit ka festa tradicionale ka krijuar edhe këtë vit  një atmosferë shume pozitive për qytetarët

MBI mbi 20 piktura, 9 kantina dhe 19 artizanë vere janë bërë programit me aktivitete gjatë festës së verërave dhe geshtenjës ku shpërndahen çmime për poezitë, pikturat, produesit artizanalë dhe kantinat e verës.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?