Foto ilustruese

Kronikë

Polici përplas me makinën e punës këmbësorin në Maliq, i aksidentuari dërgohet në spital

6 Maj 2021, 11:12| Përditesimi: 6 Maj 2021, 11:14

  • Share

Një efektiv i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, ka aksidentuar në aksin Korçë – Pogradec, Dylber Dervishin, 78 vjeç.

Sipas policisë, i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.05.2021, rreth orës 09:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Zvirinë, Maliq, punonjësi i Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, shtetasi S. N., duke drejtuar automjetin e policisë tip "Dacia", ka aksidentuar këmbësorin D. D., rreth 78 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale me drejtuesin e mjetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?