Policia aksionin anti-kanabis në zonën e Krujës, zbulohet bodrumi i një lokali i kthyer në 'shtëpi bari'! Report Tv siguron pamje ekskluzive, qindra rrënjë kanabisi të mbjella në vazo

23 Dhjetor 2021, 14:32| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 16:57

  • Share

Policia e Shtetit po zhvillon një operacion antikanabis në zonën e Krujës, si rezultat i të cilit është zbuluar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike në bodrumin e një lokali, që ishte kthyer në 'shtëpi bari'. Aksioni po drejtohet nga policia e Kurbinit e cila ka bërë të mundur zbulimin e lëndës narkotike, ndërsa ende nuk ka detaje pasi aksioni është në zhvillim e sipër.

Report tv ka siguruar pamje ekskluzive të bimëve narkotike të gjetura në bodrumin e lokalit, ku duken me qindra bimë të mbjella në vazo, ndërsa për rritjen e tyre, bodrumi është pajisur me llamba të fuqishme.

Në lidhje me lëndën narkotike të sekuestruar janë shoqëruar dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, ndërsa ende nuk bëhen me dije as të tjera detaje për aksionin.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 23/12/2021 14:38

    Ska drove ne shqiperi do jet montim video... Hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?