Policia e Dibrës identifikon autorin e tritolvënies së ndodhur 6 vite më parë, e shpall në kërkim

24 Korrik, 11:46| Përditesimi: 24 Korrik, 22:43

  • Share

Policia zbulon autorin e një tritol vënieje të ndodhur 6 vite më parë në Bulqizë. Në kërkim është shpallur 46 vjeçari Robert Isaku banues në Fushë Krujë. Ngjarja ndodhi më 29 qershor 2018 në lagjen Minatori.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në datën 29 qershor të vitit 2018 , në lagjen “Minatori”, ku një shtetas i paidentifikuar i vendosi lëndë eksplozive automjetit të një shtetasi.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka caktuar ndaj Robert Isakut masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", informoi sot policia.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e 46-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?