Policia e Prokuroria kërkojnë ndihmën e qytetarëve për hetimin e grabitjes në Rinas

19 Prill 2019, 19:34| Përditesimi: 19 Prill 2019, 19:38

  • Share

Kanë kaluar 11 ditë që nga grabitja e 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, dhe policia e shtetit ka dhënë 2 deklarata për mediat. E para ishte ditën kur ndodhi grabitja më 9 prill, kur u dha vetëm fakti i vdekjes së njërit prej grabitjeve, që më tej rezultoi të ishte Admir Muarataj. Dhe e dyta është dhënë këtë të premte, ku policia kërkon ndihmën e qytetarëve për informacione që mund të ndihmonin hetimin.

Ditën e sotme në shumicën e mediave shqiptare, u publikuan identitete të personave të ndryshëm të dyshuar si autor të grabitjes në Rinas. Këto lajme kanë nxitur reagimin e uniformave blu, duke nxjerrë një deklaratë të dytë ku policia mohon çdo identitet të bërë publik nga gazetarët që të ketë lidhje me ngjarjen , duke i konsideruar lajmet të pavërteta dhe të pasakta. Policia në deklaratën e saj kërkon ndihmë edhe nga vetë qytetarët, duke sqaruar përsëri publikun që nuk ka asnjë informacion konkret lidhur me këtë ngjarje.

Reagimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligji zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?