LEZHË- Një operacion antidrogë me urdhër të SPAK po zhvillohet nga Policia e Shtetit në Lezhë, ku deri tani janë ndaluar 12 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta bëjnë me dije se ndër të arrestuarit në Lezhë janë edhe 5 efektivë policie të përfshirë në kultivimin e trafikun e kanabisit. Kjo është edhe arsyeja se pse hetimi po ndiqet nga SPAK dhe SHÇBA.
Në total po ekzekutohen nga Policia e Shtetit, 20 masa sigurie personale të miratuara nga gjykata, të përfshirë në kultivim dhe trafikim droge. Ky operacion antidrogë vjen pas vrasjes nënkomisarit Saimir Hoxha.
Saimir Hoxha u vra 28 shtator në Kune Vain të Lezhës pasi kishte shkuar në një operacion anti-kanabis në zonë ku u asgjësuan 62 rrënjë kanabis. Ai u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, i cili nuk pranoi të kontrollohet nga policia dhe shtiu në drejtim të tij, ku plumbi e kapi në zemër. Pas 6 orë kërkimesh nga policia, 21 vjeçari u gjet i vetëplagosur në një argjinaturë në Vain të Lezhës, ndërsa humbi jetën disa orë më vonë te spitali i Traumës në Tiranë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas operacionit policor të zhvilluar në Lezhë, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ku u vunë në pranga edhe 5 efektivë policie, ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë vendore, duke prezantuar dhe drejtorin e ri të DVP Lezhë, Oltion Bistri.
Nano iu drejtua efektivëve të policisë se nuk do të tolerohet askush që neglizhon detyrën dhe aq më tepër nëse bëhet palë me krimin.
“Lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe toleranca zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike janë prioritet dhe sfidë, ndaj së bashku me drejtorin e ri të angazhoheni për t’i dhënë një impuls të ri jo vetëm kësaj sfide, por gjithë prioriteteve që ka Policia e Shtetit.
Më keni në krah në punën tuaj për të arritur objektivat, por ju siguroj se nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo më keq akoma, që bëhet palë me krimin. Respektoni qytetarët, shërbejuni atyre duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin dhe ju siguroj se do jem përherë suporti juaj.
Disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë”, tha Nano.
Sma merr menja mos te jet i arrestum dhe njaj shefi nik nikolli Se aj asht I perfshinun ne ita mjedhjet e hashashin en qark lezhes
PërgjigjuEfektivet si nik nikolli i duhen policise, por me duket te paska shoqeruar ndonjehere ty o jet qe paske kaq mllef
Duhet t`a kete çu djege fort shef Nika!! Sa e oashe "1 komente" ma mori mendja se je ti!!