'Më ke denoncuar në polici'/ Burri në Tiranë për 10 minuta kërcënon se do vrasë gruan me kallashnikov në sy të fëmijës!

5 Nëntor 2020, 13:30| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 10:20

  • Share

TIRANË- Ndërhyrja në kohë rekord e policëve të komisariatit numër 1 nëTiranë ka shmangur një situatë të rëndë si ajo e ndodhur një muaj më parë në Elbasan, ku Lefter Zhidru kërcënonte se do vriste me armë të shoqen e pas 5 orë luftime u vra nga Renea.

Në prangat e policisë nëTiranës ka rënë 30 vjeçari që shihni në këto foto Renato Elezi i cili për 10 minuta ka kërcënuar të shoqen me armë në kokë në sy të fëmijës 2-vjeç. I riu i cili është arrestuar, fillimisht ka refuzuar të hap derën e banesës sapo janë paraqitur policët në shtëpinë e çiftit që ndodhet 200 m larg Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë sëShtetit.

Atij iu sekuestrua arma kallashnikov dhe një karikator me 22 fishekë, ndërsa gjithçka ka nisur pas debateve ne familje. Paraditen e sotme gruaja e Elezit është paraqitur në polici ku ka kërkuar urdhër mbrojtje, por sapo burri e mësoi këtë fakt e mbylli në shtëpi duke e kërcënuar me kallash se do ta vriste.

"Ti më ke denoncuar në polici, do të vras“, kanë qenë fjalët që Elezi i tha bashkëshortes.

I riu tashmë është vënë në pranga dhe përballë drejtësisë me tre akuza, armëmbajtje pa leje, kërcënim me jete dhe dhunë në familje.

Rastet e dhunës e krimet në familje mbeten shqetësuese për policinë e Tiranës ndërsa sot falë denoncimit nga fqinjët, Renato Elezi u neutralizua duke u parandaluar një krim të rëndë.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?