Policia franceze vret adoleshentin që nuk ndaloi makinën, protesta dhe trazira në Paris! Arrestohen 24 persona (VIDEO)

28 Qershor 2023, 08:16| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 17:15

  • Share

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Paris pas vrasjes nga policia të bjë adoleshenti 17-vjeçar franko-algjerian i cili u ndalua nga polici dhe i tha “Do të të fus një plumb në kokë ".

I riu i identifikuar si Nael M, u qëllua me armë nga një efektiv i rendit brenda makinës, në Nanterre, në periferinë perëndimore të Francës duke shkaktuar një natë anarkie kryeqytetin francez.

Vrasja,u përshkrua nga dëshmitarët si 'një ekzekutim' dhe videoja që është shpërndarë nëpër rrjete sociale ka nxitur zemërimin ndaj policisë të cilët fillimisht pretenduan se qëlluan adoleshentin pasi shoferi i përplasi me makinën e tij.

Të rinjtë dolën në rrugë duke vënë zjarrin kazanëve dhe duke hedhur fishekzjarre ndaj policisë. Ndërsa ra nata, makinat dhe ndërtesat u dogjën dhe dhuna u përhap në periferi të tjera anembanë qytetit.

Oficeri i policisë që qëlloi djalin prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në paraburgim dhe ministri i Brendshëm Gerald Darmanin bëri apel për qetësi.

Makinat dhe koshat e plehrave u dogjën dhe stacionet e autobusëve u shkatërruan. Në afërsi të komisariatit u hodhën edhe disa fishekzjarrë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve krijuan barrikada gjatë gjithë natës. Deri në mëngjesin e sotëm policia kreu 24 arrestime. Ndërkohë familja e tij ka publikuar një foto të Naelit të buzëqeshur, së bashku me fjalët: ‘Dashuria e jetës sonë’.​

Policia vret adoleshenti  brenda në makinë
Në videon që qarkullon në rrjetet sociale tregohet një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas ecën disa metra dhe përplaset.

Adoleshenti, i quajtur Nawl M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Sipas gazetës Le Monde, policia fillimisht tha se adoleshenti e drejtoi makinën e tij drejt tyre me qëllim që t'i lëndonte.

Por pamjet e postuara në internet, të verifikuara nga agjencia e lajmeve AFP, tregojnë një histori tjetër. Ajo tregon dy oficerë që përpiqen të ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit përmes dritares dhe duket se gjuan drejt tij, ndërsa ai përpiqet të largohet. Agjencia gjithashtu raporton se një person në video mund të dëgjohet duke thënë "do të të qëllojnë në kokë" - por është e paqartë se kush e thotë këtë.

Dy të tjerë ishin në makinë në momentin e të shtënave - njëri u largua ndërsa një tjetër, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u mbajt nga policia. Të shtënat shkaktuan një seri protestash të martën mbrëma në Nanterre, zona në perëndim të Parisit ku u vra adoleshenti.

Ora 12:45
Parisi ‘në flakë’ nga protestat pas vrasjes së 17 vjeçarit nga policia franceze, reagon Macron: Ngjarje e pafalshme, jam i tronditur

Vrasja e 17 vjeçarit nga policia franceze ka ngjallur reagime të shumta në Paris ku janë organizuar protesta të dhunshme. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i cili tha se ishte shumë i prekur dhe e cilësoi ngjarjen si të pafalshme.

"Një adoleshent u vra. Kjo është e pashpjegueshme dhe e pafalshme," tha Macron gjatë një vizite në qytetin mesdhetar të Marsejës, duke thënë se rasti "kishte prekur të gjithë kombin" dhe duke shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.

Ndërkohë në Paris vijojnë përplasjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve.

Ora 11:13
'Do të qëllojnë me plumb në kokë!' Policia vret 17 vjeçarin se refuzoi të ndalonte, ja videoja që 'i vuri flakë' Parisit natën

Në videon që qarkullon në rrjetet sociale tregohet një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas ecën disa metra dhe përplaset.

Adoleshenti, i quajtur Nawl M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Sipas gazetës Le Monde, policia fillimisht tha se adoleshenti e drejtoi makinën e tij drejt tyre me qëllim që t'i lëndonte.

Por pamjet e postuara në internet, të verifikuara nga agjencia e lajmeve AFP, tregojnë një histori tjetër. Ajo tregon dy oficerë që përpiqen të ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit përmes dritares dhe duket se gjuan drejt tij, ndërsa ai përpiqet të largohet. Agjencia gjithashtu raporton se një person në video mund të dëgjohet duke thënë "do të të qëllojnë në kokë" - por është e paqartë se kush e thotë këtë.

Dy të tjerë ishin në makinë në momentin e të shtënave - njëri u largua ndërsa një tjetër, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u mbajt nga policia. Të shtënat shkaktuan një seri protestash të martën mbrëma në Nanterre, zona në perëndim të Parisit ku u vra adoleshenti.

Vrasja,u përshkrua nga dëshmitarët si 'një ekzekutim' dhe videoja që është shpërndarë nëpër rrjete sociale ka nxitur zemërimin ndaj policisë të cilët fillimisht pretenduan se qëlluan adoleshentin pasi shoferi i përplasi me makinën e tij.

Makinat dhe koshat e plehrave u dogjën dhe stacionet e autobusëve u shkatërruan. Në afërsi të komisariatit u hodhën edhe disa fishekzjarrë. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve krijuan barrikada gjatë gjithë natës. 24 persona u arrestuan pas trazirave.

 

Policia franceze vret adoleshentin që nuk ndaloi makinën, protesta dhe trazira në Paris! Arrestohen 24 persona
B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?