TIRANË- Shtimi i rasteve të infektuarve me Covid19 duket se krahas qytetarëve nuk tremb më as efektivët e policisë.
Ndonëse në fillim të epidemisë i shihnim kudo me maska e doreza tashmë panorama në rrugët e kryeqytetit paraqitet krejt ndryshe. Report TV bëri një vëzhgim ku qartësisht dallohet neglizhenca e uniformave blu që në pjesën më të madhe të kohës janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët.
Pakujdesia e tyre është evidente edhe në grumbullime e protesta ku efektivët e policisë injorojnë masat mbrojtëse ndonëse ekspozimi ndaj rrezikut në këto raste është më i madh.
Në këto momente kur përgjegjsia e institucioneve shtetërore duhet të ishte maksimale si shembull për gjithë qytetarët, sjellja e tyre paraqet të kundërtën, duke u kthyer kështu në shkelësit kryesor të masave parandaluese të përhapjes së Covid19.