Dritan Kateshi

Policia i kapi telefonin në qeli, Dritan Kateshi merret i pandehur nga prokuroria e Elbasanit

10 Nëntor 2020, 14:33| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 14:37

  • Share

I dënuari me burgim të përjetshëm, Dritan Kateshi, është rimarrë sërish i pandehur nga prokuroria e Elbasanit, por këtë rradhë shkak është bërë futja dhe mbajtja në qeli të një aparati telefonik. Kateshi vuan dënimin në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin, dhe gjatë një kontrolli të befasishëm në qelinë e tij, policia e Burgjeve i ka gjetur një aparat telefonik.

Nisur nga kjo situatë, Dritan Kateshi, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjykatë për akuzën e “Futjes dhe mbajtjes së sendeve të paligjshme në ambjentet e burgut”.

Ndërkohë në vitin 2018, Dritan Kateshi, është dënuar me 1 vit burgim nga gjykata e Tiranës, për mbajtjen e telefonit brenda në burg. Kateshi rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Erjon Deraj, Gëzim Myftari dhe vrasjes së mbetur në tentative ndaj pjesëtarëve të familjes Kuçi, në Elbasan.

Komento

Komente

  • Tironci: 10/11/2020 16:34

    Nuk eshte Tan Kaleshi qe ka dalur jashte per ti marre celularet por jane sekseret dhe bashpuntoret e ketyre kriminelve policet qe marrin para per çdo celular qe futet neper burgje,gjygji ti bohe t policeve bandite jo Tanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?