Policia institucioni më i besueshëm? Faktet tregojnë të kundërtën. Në çdo grup kriminal, policët o marrin para e bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh! Pra sikur nuk e shohin dhe dëgjojnë ose janë vetë grupi kriminal dhe sistemojnë provat pas krimit.
Kanabisi mbi 50 efektiv të përfshirë e dokumentuar. Kontrabanda mbi 20. Vrasjet me pagesë mbi 10 efektiv. Aksidentet rrugore manipulimet me ekspertizat dhe provat, të arrestuar në flagrancë 5
Kalimi paligjshëm i kufirit, etj etj arriti sa shkriu e një drejtori. Kjo nuk është policia që i duhet as dreqit. Aq më tepër me drejtorë kontrabandist, gjobaxhi, e njerëz me vese! Lagjet e qyteteve, rrugicat, hapësirat "publike" kontrollohen nga krimi me bekimin e shefave të komisariateve dhe inspektorëve.
Ka tetë vite që droga e sekuestruar as asgjësohet publikisht si dikur dhe as informohet se çfarë ndodh kur gjykata vendos asgjësimin. 2014 është hera e fundit me 1.6 ton. Policia e komunitetit është kthyer në OJF mjeshtrish që marrin para projektesh me ca foto fëmijësh në shkolla.
Xhaketat e vjetra?! Thjesht treguan se RENEA e FNSH përtej aftësive të veta për tu admiruar dekonspiruan një operacion ku flitej për jetë njerëzish. Policia sot rezulton jo vetëm e pabesueshme, por Agjencia e mbikëqyrjes policore e ka treguar me fakte se si çdo ditë kap ushtar të mafias në radhët e bluve! Në sa kohë? Në më pak se dy vite❗
⛔Shyqyr që Nuredin Dumani s’është më i lirë se me siguri, ndonjë polic "hero" do e kish vrarë. ⛔Jo si një kriminel e vrasës më pak në liri, po për ti mbyllur të vërtetat përgjithmonë si dosje pa autor për llogari të eprorëve me kollare. Rrëfimi i Dumanit për Blutë pritet të jetë fiks Policia që si duhet as mafias së qytetarëve ju ka bërë naftën.
Policia eshte nje organizate kriminale me ne krye policine kufitare me medalje ari, ndjekur me pas nga policia kriminale me te argjendte, ndersa vendin e trete e ndajne rendi dhe rrugoret. Policia duhet t`i thote boll me skemave te zhvatjes nga drejtoret qendrore edhe vendore! Implikimet ndodhin sepse sheh rrushi-rrushin e piqet! Kur merr drejtori pse mos te marr une-thote shefi! AMP ka pjesen e vet, pervec rasteve kur patatja eshte shume e nxehte dhe ju djeg duart.
Përgjigju