Qindra forca policie kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Fushë Krujës dhe malësisë së Krujës në një operacion masiv anti-kanabis, i ngjashëm me atë që u ndërmor në Lazarat 7 vite më parë.
Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta ka siguruar foton ekskluzive, ndërsa bën me dije se aksioni i policisë ka nisur pasi patrullimet e Guardia di Finanza nga ajri kanë zbuluar parcela me kanabis në këto territore.
Operacioni vijon ende, ndërsa janë mbi 10 sera të mbjella me kanabis që janë kamufluar si të mbjella me perime. Në megaoperacionin që po zhvillohet janë pjesë FNSH dhe RENEA. Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën. Deri më tani janë shoqëruar 7 persona.
Si u arrit në zbulimin e këtyre parcelave?
Monitorimi i misionit të Guardia di Finanza nga ajri, dronet e policisë, informacionet e shërbimit informativ kanë grumbulluar të dhëna për aktivitetin kriminal. Për disa javë është bërë vëzhgimi në terren me agjentë civil.
"ReportTv" ka mësuar se pjesë e këtij hetimi është bërë edhe prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit pasi nga të dhënat paraprake janë mbledhur prova për përfshirjen e zyrtarëve publik dhe atyre të policisë në tolerimin e kultivimit të kanabisit kundrejt parave që merrnin nga grupe kriminale.
Ky nuk është operacioni i vetëm që nga mëngjesi i kësaj të shtune pasi një raport i policisë së shtetit që "ReportTv" ka mundur të shohë, fletë për rritje të kultivimit të kanabis në qarkun e Lezhës, Shkodrës dhe fshatrave në qytetin e Belshit një zonë e cila më herët s'ka qenë e përfshirë.
Rasti i kultivimit të Kanabis me llamba në Shqipëri nuk është rasti i parë, pasi më herët policia finalizoi një goditje të tillë në Lushnje, ku një karburant i braktisur ishte përshtatur për këtë aktivitet kriminal.
Droga e djegur
Fidanishtet e droges në magazinë
VIDEO- Të dhënat e operacionit nga gazetari Arsen Rusta
Në foto Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu duke kryer kontrolle në Krujë
Vijon operacioni anti-kanabis në Krujë, ku në terren kanë zbritur edhe krerët më të lartë të Policisë shqiptare. Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, janë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale, të cilët kryejnë kontrolle në terren. Në njërën prej fotove duket edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, teksa futet për kontroll në një banesë.
Foto nga aksioni i Policisë
Operacioni anti-kanabis në Krujë vijon ende, ndërsa prite të shtrihet edhe në rrethe të tjera në vend. Ndërkohë, sikurse mund të shihet edhe nga videon e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, policia ka asgjësuar me qindra bimë kanabisi duke i vënë flakën.
Gazetari i "Report Tv", Arsen Rusta, ka dhënë të tjera detaje në lidhje me operacionin anti-kanabis që ka nisur në rrethin e Krujës që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në operacion janë përfshirë mbi 200 efektivë të RENEA e FNSH dhe do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, Lezhë dhe Shkodër.
Gazetari Rusta bën me dije se për herë të parë, në zonat e kultivimit të kanabisit është përfshirë edhe zona e Dumresë, qyteti i Belshit dhe rrethinat e tij dhe Divjaka.
Ky operacion anti-kanabis është më i madhi që ndërmerret në vend, pas atij në Lazarat, ndërsa tashmë duket se trafikantët nga kultivimi në terren të hapur, kanë filluar të rrisin bimë kanabisi me llamba nëpër bodrume apo banesa të braktisura.
Të ashtuquajtura 'shtëpi bari' duket se janë shtrirë tashmë në të gjithë vendin, ku disa raste janë evidentuar edhe më parë në Fier.
Ky mega-operacion i Policisë që ka nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm pritet të përfundojë në fundjavën e ardhshme.
Gazetari i Report Tv Arsen ka siguruar pamje nga bodrumi i një vile plot me kanabis në Fushë-Krujë dhe Krujë që janë zbuluar në megaoperacionin e mëngjesit të sotëm.
Siç duket edhe nga pamjet bimët kanë qenë të rritura mjaftueshëm dhe gati për tu vjelë.
Në megaoperacion që po zhvillohet mëngjesin e sotëm në Krujë dhe Fushë-Krujë janë pjesë FNSH dhe RENEA. Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën.
Deri më tani janë shoqëruar 7 persona.
Ueee. Si ka mundesi?! Eshte ndonje reng i Saliut. Xhaxhi Rama ka thene qe skemi me hashash? Ky nga doli, do e kete mbjelle Saliu dhe Iliri. Po po. Para dy javesh ne me placin syte e veshet tha xhaxhi Rrama prape qe kur polidhia...cia fitoi luften me kanabisin dhe ska lene me neper luadhe, do e fitoje edhe ate punen e ndertimeve pa leje. Keto qe dalin tani me kanabis ne Kruje e Fushe Kruje jane gjepura te stisura.
Përgjigju