Policia rrugore 'ngre kurth' për shoferët dhe makinat në aksin Elbasan-Metalurgji, mjeti i parkuar zbulon shoferët 'problematikë' (VIDEO)

4 Shkurt 2022, 16:56| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 17:08

  • Share

Policia Rrugore e Elbasanit së bashku me Task-Forcën e Tiranës kanë ngritur një pikë kontrolli në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Makina që shikoni në pamje, u parkua anës rrugës, ndërkohë te pjesa e fenelinave ka kamera, radar dhe pajisje që identifikon automjetet më probleme.

Makina arrin që të identifikojë probleme të tilla nëse një automjet është debitor ndaj gjobave, makina që kërkohen nga policia që mund të jenë përdorur në ngjarje të ndryshme penale, dhe makina që nuk i ka ndalur patrullave të policisë.

Kjo makinë ndenji për rreth një orë në këtë vend dhe u gjobitën shumë drejtues mjetesh, por kishte dhe nga ato që u shoqëruan në komisariat. Report Tv ka ndjekur aksionin e ndërmarrë nga policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?