Policia e Rendit ka marrë një urdhër të brendshëm për të qënë më aktive dhe më prezentë nëpër rrugët e Tiranë me qellim kontrollin e masave anticovid. Kjo perzencë është shoqëruar më numrin e lartë të gjobave për ata që nuk mabjnë maskë apo nuk respektojnë distancimin fizik
Disa rrugë të Tiranës u blinduan sot me patrulla policie që kontrollonin masat anticovid. Në rrugën e Elbasanit prezenca e shtuar e unifomave blu i gjeti qytetarët më pak të përgatitur. Shumë qytetarë u ndaluan dhe u gjobitën për mos-mbajtje të maskës anticovid. Një urdhër i brendshëm nëpër komisariate dhe drejtori të policisë angazhoi numër të lartë policësh jo vetëm për kalimtarët. Në zonën e ish-bllokut menaxherët nxituan të reduktonin numrin e klientëve në lokal.
U vendosën gjoba por pati edhe pezullim të përkohshëm të biznesit. E njëjta situatë u paraqit sot edhe në zonën e 9-katësheve dhe pranë bankës së Shqipërisë. Por duket se në periferi nuk pati të njëjtin presion. Në zonën e Freskut, megjithëse shumë qytetarë ishin përgatitur për kontrolle policore, patrullat kanë qënë kalimtare.
Por pavarësisht situatës së rënduar që paraqitet me Covid dhe rasteve në rritje, shumë banorë të Tiranë, nuk vendosin maskë ose e mbajnë atë formalisht. Një tjetër vend ku qytetarët përballen me fluks janë stacionet e urbanëve dhe vetë urbanët, tek të cilët nuk perceptohet koncepti i distancimit social. Dhe çuditërisht në vatrën me të rrezikshme të infektimit siç janë urbanët nuk ka asnjë kontroll.
Dy ditët e fundit 3 mijë gjoba u ekzekutuan për mos-mbajtje maske. Nga hyrja në fuqi e këtij rregulli në 15 tetor numërohen më shumë se 60 mijë qytetarë të ndëshkuar.
Prej disa javësh ka qenë në fuqi pengimi i lëvizjeve dhe mbylljes së lokaleve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit, rregull i cili ashpërsohet nga e enjtja, me fillim nga ora 20:00.
Policet bashkiake qe kane per detyre te lirojne trotuaret nga shitesit e fruta perime qe bllokojne trotuaret dhe qytetaret mezi kalojne mbasi i lejon policia bashkiake per konflikt interesi ne rrugen ndre mjeda afer policis bashkiake
Përgjigju