Ata që duan të djegin mandatet si deputetë nuk duhet të lejohen të djegin institucionet dhe të përgjakin Shqipërinë. Forca e ligjit duhet të veprojë mbi këta politikanë që deri më sot kanë qënë të Paprekshëm. Prandaj edhe SPAK e Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të fillojnë punën sa më shpejt.
Qytetarët e ndershëm, Prokuroria dhe institucionet e tjera shtetërore, në bashkëpunim me miqtë e mëdhenj të Shqipërisë-Amerikën, Bashkimin Europian dhe vendet Perëndimore- duhet dhe mund tia ndalin vrullin destabilizues e dhunues kryeshkatërrimtarit të vendit dhe klanit të tij të inkriminuar e korruptuar.
U bëj apel të gjithë qytetarëve që dalin në protestat e opozitës të protestojnë paqësisht, të mos rrezikojnë shëndetin e jetën e qytetarëve dhe të forcave të policisë, gardës dhe forcave të tjera të ruajtjes së rendit publik. Mos dëmtoni e shkatërroni pronën publike e private edhe sepse ju jeni ata që do paguani riparimet e nevojshme. Respektoni institucionet, ligjet dhe rregullat e demokracisë. Injoroni thirrjet për dhunë, vrasje, tërheqje zvarrë, djegje e shkatërrim, që ju bëjnë disa politikanë të cilët duan t’ju përdorin ju si “mish për top” për të shpëtuar veten e tyre nga SPAK, Byroja Kombetare e Hetimit dhe nga gjykimi i tyre për krimet e korrupsionin në këto 29 vite.
Qytetarë të Shqipërisë: Ju lutem jeni vigjilent dhe shpëtojeni vendin tonë të dashur nga disa politikanë me duar të përgjakura e të pista nga krimi e korrupsioni i tyre të cilët duan përsëri destabilizimin e vendit dhe pengimin e futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këta politikanë që kanë bashkëpunuar edhe me organizata të huaja terroriste, edhe me fuqi të huaja anti-Perëndimore e anti-shqiptare, duan ta djegin e përgjakin Shqipërinë ashtu sikurse ata bënë në 1996-ën, 1997-ën, 1998-ën, 2008-ën, 2011-ën dhe sikurse tentuan edhe me 16 Shkurt 2019 tek Kryeminstria.
Uashington, DC 20 Shkurt 2019
Zef Brozi flet per korrupsionin ne Shqiperi ?! E harroi sa shume para ka marre per ceshtje civile qe as nuk duheshin pranuar be Gjykaten e Larte. Mbaj mend nje rast, nje plake nga Shkodra qe trashegoi 3 shtepi nga I shoqi mbasi vdiq. Duke mos patur femije nipi I saj u be si ta kishte djale por ... ai ndryshoje pronesine ne meet Te vet. Ceshtja shkoi be Gjykaten e Larte dhe ky Zefi kerkonte 1 nga shtepite te kalonte ne meet Te tij per Te zgjidhur ceshtjen.
PërgjigjuZoti brozi mendoj se do ishte mir te kthehshit.mendoj se ka hardhur koha qe te kontriboni me nje parti te re me frym perendimore.
Përgjigjuzef josif brozi kur lepijshe ne sahanin e berishes tu dukte i mire o sharlatan qe zemren e ke te bythq*mt nvatikan pleher.
PërgjigjuShume e drejte. Ka bere namin duke marre para kur ceshtjet shkonin ne Gjykaten e Larte. Me pas USA e mori atje per ‘studime’ megjithese nuk dinte (fliste apo shkruante anglisht).
Thirrje me mend. Ahh sa shume jemi larg nga dheu yne.....
PërgjigjuSa ndryshon ky intelektual trim e I njohur me "intelektualin" ma te dije e krejtesisht fshatarak e qe quhet Mark Marku I PAVLERE E I PADENJE me zane vend ne radhet e intelektualeve Shqiptar
PërgjigjuBravo z.Brozi,nje ze me te vertete intelektuali qe e don me zemer dhe pa interes Shqiperine dhe perparimin e vendit.
Përgjigju