Genc Pollo, i rreshtuar krah Sali Berishës dhe Komisionit të Rithemelimit në luftën brenda Partisë Demokratike, thotë se Lulzim Basha do të përgjigjet për blindimin e portave dhe dyerve të selisë së PD-së. Pollo shkruan se selia duhet t'i kthehet organeve legjitime të PD-së siç ka vendosur Kuvendi dhe anëtaresia, jo më vonë se data 8 janar.
“Montimi këto ditë i portave dhe i dritareve të blinduara në katin përdhes të selisë së Partisë Demokratike është sa e dënueshme aq edhe qesharake. Basha dhe ish-zyrtarët do të përgjigjen për këtë. Por në çdo rast selia duhet t'i kthehet organeve legjitime të PD siç kanë vendosur kuvendi dhe anëtarësia. Jo më vonë se 8 janar! Të shtunën, 8 janar, ora 12:00 shihemi aty!!” shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Akuzat e rënda të Bashës ndaj familjes Berisha: Bëjnë biznes dhe pastrojnë para nga trafikantët e drogës të shpallur 'Non Grata' nga Britania e Madhe! Berisha 'fshihet' nga korridori i PD
M.Q./ReportTv.al