Porti i Durrësit, Berisha: Mega aferë korruptive, e çojmë në Gjykatën Kushtetuese! Kërcënon policët për protestën: Mjerë ai që prek protestuesit

11 Nëntor 2022, 12:23| Përditesimi: 11 Nëntor 2022, 15:53

  • Share

TIRANË- Projekti i ri i Portit të Durrësit po kundërshtohet nga opozita, të cilët e quajnë një mega aferë korruptive. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në konferencën e përjavshme për media denoncoi sërish marrëveshjen për Portin e Durrësit, ndërsa shtoi se kanë përgatitur një padi që e dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu Berisha tha se do të bëjnë kërkesë për të ngritur një Komision Hetimor.

“Kjo është mega-afera më e madhe në Europë. PD ka përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetues edhe tjetrin për të krijuar komisionin hetimor parlamentar”, tha Berisha.

Kryefjalë e konferencës për media ishte protesta e thirrur ditën e nesërme. Sipas Berishës, zemërimi dhe revolta ndaj qeverisjes do t’i mbledhë ditën e nesërme qytetarët në shesh, ndërsa theksoi se synimi më madhor i kësaj proteste është përmbysja e regjimit anti-shqiptar që i ka detyruar të rinjtë të largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe. Ai nuk zbuloi skenarë, duke e lënë mister, pasi sipas tij do të përcaktohet nga protestuesit.

“Zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në ora katër të pasdites si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më, armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet siç është sjellë me ta. Për të mos pranuar kurrë më, një kryehajdut të të gjitha kohërave, për t’i vjedhur, për t’i varfëruar, për t’i mjeruar ata.  Për të mos pranuar kurrë më tej, një armik të qenies së tyre, që po i përzë, po i dëbon, çdo ditë nga Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Të gjithë qytetarët shqiptarë, demokratët, socialistët e pakënaqur, deputetët e grupit të Alibeajt e kanë një ftesë për t’iu bashkuar kësaj proteste, por sërish i përjashtuari mbetet vetëm Lulzim Basha. Berisha tha se ai nuk mund të vijë në protestë pa shpjeguar financimin e PD-së me rublat ruse.

“Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë por s’ka dhënë asnjë provë fakt. Hetimi këtu nga selia po vazhdon. Është i detyruar të zbardhë, të ketë burrëri të tregojë edhe nëse i takon me hy brenda ose të shpallet i penduari i drejtësisë dhe fiton lehtësira. Por të tregojë të vërtetën, ky është kusht”, vijoi Berisha.

Një paralajmërim e pati edhe për Policinë e Shtetit të cilës i bëri thirrje që të mos revoltojë protestuesit, duke thënë “mjerë ai që i prek”.

“Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Protesta e Sali Berishës, ku rol po ashtu organizativ ka edhe Partia e Lirisë e Ilir Metës do të mbahet të shtunën e 12 nëntorit para kryeministrisë. Ky i fundit, publikoi në rrjetet sociale pamje nga protestat e kaluara duke shkruar “Është Koha të shpëtojmë shqipërinë”. Komisioni i Rithmelimit ka marrë 4 orë leje në Policinë e Shtetit për të organizuar protestën.

Ora 14:47
Protesta e Berishës, ish-kryeministri kërkoi 4 orë leje, Policia ia aprovon

1668171650_WhatsAppImage20221111at13.10.17.jpeg

Komisioni i Rithemelimit do të organizojë ditën e nesërme protestën para kryeministrisë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rithemelimi ka kërkuar 4 orë leje në Policinë e Shtetit për të organizuar protestën, kërkese që i është aprovuar nga Policia.

Ora 13:00
Duka dhe Mediu në mbështetje të protestës së Berishës, iu bëjnë thirrje publike qytetarëve për t’u bashkuar

Agron Duka dhe Fatmir Mediu, kanë zgjedhur publikisht që t’i bashkohen nesër protestës së Sali Berishës.

Dy aleatet e PD-së, u kanë bërë thirrje publike qytetarëve që t’u bashkohen në protestë.

Ora 12:48
Përplasjet në Kuvend, Berisha: Rama përdori fjaloi prej halabaku ordiner

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës dy ditë më parë në Kuvend. Berisha tha se Rama ka përdorur një fjalor të ulët prej halabaku.

“Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. I mbrujtur me edukatën e babait dhe dajos xhelat, ky ka për kundërshtarin psikologjinë e xhelatit. Të gjitha këto janë temat e protestës. (...)Fjalor prej rrugaçi ordiner, pa u përdor kund në botë, para gjithë shqiptarëve që dëgjojnë një rrugaç që thotë gjëra të tilla.

 

Ora 12:45
Nesër protesta, Berisha kërcënon policinë: Mjerë kush prek protestuesit, ata janë sovranët

 

1 ditë para protestës së paralajmëruar Berisha nuk ka ngurruar as të kërcënojë policinë. “Mjerë ai që prek protestuesit” tha Berisha ndërsa tha se protesta do zgjasë sa ti teket popullit shqiptar.

“Policia në interesin e saj më të mirë të mos bëhet mercenare Ramës. Ka kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit.

Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë.”- tha Berisha.

Ora 12:41
Nesër protesta, Berisha: Të gjithë të ftuar përveç Bashës, të shpjegojë të vërtetën e rublave ruse

 

Një ditë para se të mbajë protestën, Sali Berisha thotë se mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët, demokratët, por vetëm Luzlim Basha nuk duhet të shkojë. Sipas tij, Basha duhet të sqarojë nëse ka marrë apo jo rubla ruse.

“Të gjithë mund të vijnë përveç Luzlim Bashës që duhet ët sqarojë akuzën e tmerrshme që ka. Të tjerët janë anëtarë të grupit të PD nuk mundtë më marrin mua leje ata që të protestojnë kundër qeverisë. Basha ka një akuzë të tmerrshme, ka deklaruar që nuk është e vërtetë por s’ka dhënë asnjë provë fakt. Hetimi këtu nga selia po vazhdon. Është i detyruar të zbardhë, të ketë burrëri të tregojë edhe nëse i takon me hy brenda ose të shpallet i penduari i drejtësisë dhe fiton lehtësira. Por të tregojë të vërtetën, ky është kusht”, tha Berisha.

Ora 12:41
Berisha: 'SKAPI i partisë' tallet bashkë me Ramën me drejtësinë! Kërkojnë të mbyllin aferën me Lefter Kokën, ai s'ka pasur buxhet për atë

I ashpër ka qenë kreu i Foltores, Sali Berisha ndaj SPAK-ut i cili sipas tij ka një bashkëpunim të pastër me Edi Ramën duke u tallur me drejtësinë dhe ligjin. Më tej Berisha shtoi se SPAK me “regji” nga Edi Rama është duke u munduar të mbyllë aferën e inceneratorëve. Në buxhetin e ministrave sqaron Berisha ai ka pasur 0 lekë.

Edi Rama urdhëroi SKAP-in e partisë të mbyllë hetimet për djegësin e Elbasanit. Një akt i mirëfilltë kriminal. Dosja e Elbasanit është dosja e parë e organizatës kriminale që kryeson Edi Rama, por është dy herë më e madhe ajo e Fierit dhe katër herë më e madhe ajo e Tiranës. Ato janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Askush përveç SKAP-it të partisë nuk mund t’i zgjidhë ato. SKAP-i partisë shkelmoi mbi të gjitha shkeljet e Edi Rarmës, Agaçit dhe të tjerëve edhe në rastin e Elbasanit.

SKAP-i i partisë së tij injoroi faktin se Edi Rama futi në zjarr dhe dogji planin e veprimit të hartuar me 4 milionë euro nga BE për mbetjet. Edi Rama për krijimin e ndërmarrjes së tij për djegësa, grisi vendimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, që i thotë se kjo formë me negociata të mbyllura, nuk ekziston. SKAP-i i partisë e legjitimon me një akt kriminal. SKAP-i i partisë injoroi faktin se janë kryer 17 procedura nga Agaçi i Ramës në 24 orë, janë mbledhur 17 firmë, që nuk ndodh në histori përveç gjendjeve super të jashtëzakonshme.

SKAP-i i partisë kërkon të mbyllë aferën me Lefter Kokën. Nuk kam asnjë sentiment për të, por Lefter Koka në buxhetin e tij të Ministrisë së Mjedisit ka pasur zero buxhet, zero lekë.  Lefter Koka nuk mund të ndërtonte kurrë asnjë djegës në Elbasan, Fier apo Tiranë. Të gjithë lekët janë nxjerrë nga fondi i emergjencave të Këshillit të Ministrave me firmat e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt. Pra është Edi Rama që vodhi fondin e Këshillit të Ministrave për ndërmarrjen që krijoi. SKAP-i partisë nuk njeh ligj, moral, normë dhe standard.- tha Berisha

Berisha shton se riarrestimi i Alqi Bllakos është thjehst një lëvizje e proceduriale dhe me negociata nga SPAK

Riarrestimi me negociata i famozit Alqi Bllakos nuk është gjë tjetër veçse me ata të tjerët që janë negociuar që mund të dalin më shpejt. Janë të gjitha këto, zhvillimet dramatike, të turpshme dhe kriminale.- tha Berisha. 

Ora 12:34
Berisha: Nesër protesta, do të përmbysim këtë regjim anti-shqiptar

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në konferencën për mediat protestën që ka thirrur ditën e nesërme. Berisha tha se ka adhur koha që shqiptarët të mos pranojnë më si kryeministër një kryehajdut që e ka varfëruar këtë vend. Sipas Berishës, synimi madhor i kësaj proteste është të përmbyshin regjimin anti-shqiptar.

“Zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në ora katër të pasdites si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më, armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet siç është sjellë me ta. Për të mos pranuar kurrë më, një kryehajdut të të gjitha kohërave, për t’i vjedhur, për t’i varfëruar, për t’i mjeruar ata.  Për të mos pranuar kurrë më tej, një armik të qenies së tyre, që po i përzë, po i dëbon, çdo ditë nga Shqipëria. Që ka shndërruar dheun e tyre në një dhe, në të cilin shqiptarët nuk besojnë.

Që eksporton çdo ditë, nga ky vend, më shumë se çdo gjë tjetër, krim, drogë dhe drogë dhe krim. Që dhunon masivisht të drejtat e shqiptarëve. Një armik i egër i opozitës, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën. Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. Shqiptarët konstatojnë se i mbrujtur me edukatën e babait-xhelat, trashëgiminë e dajës-xhelat, ky ka për kundërshtarin, psikologjinë e xhelatit. Të gjitha këto janë temat e protestës.

Qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës. Edhe njëherë, ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, qytetarë pa parti, anëtar të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë, që janë shumë më afër me ne se me sektin e rilindjes, të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë nesër. Dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar. Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij.

Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë. Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona. Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit. Ndaj shpreh mirënjohje të pakufishme për ata që do mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Rroftë protesta. Rroftë populli opozitar”, tha Berisha.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 11/11/2022 16:33

    PO kush mund te jete me i mjere dhe me i shemtuar ne politiken shqiptare,se salihu?!Vertet pas tij shkon vetem ai, qe eshte analfabet dhe ka duar te zhutura me gjak e xhepa te mbushur me para te vjedhura nga ky popull e ky shtet.

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 11/11/2022 13:29

    Fatmir Mediu duart me gjak del e proteston e thot un do protestoi se ju smë futët në burg që vrava 34 veta. Prandaj un dua që populli im që un e gjakosa keq të më ndjeki mua në protest. Kto lloi çudirash ndodhin vetëm në Albanistan qē qenin Fatmir nuk e dënojn e qeni vetēm di të kafshoi.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 11/11/2022 13:25

    Salihu nuk po kercenon policine,as edvinin që do jete ne Shkup. Salihu po sfidon NATO@USA. Ky eshte mesazhi i tij per 90% te popullit shqiptar,i cili ka neveri per kete kafshe politike dhe tere klasen politike shqiptare 32 vjeçare. Po perdorim fjalet e avokat ngjales-"të presim e shikojme" 12 nentorin e nesërm, zhvillimet e kesaj dite, dhe gjelërinë shqiptare mbi masën e plehut të Tepsise,Timonit dhe Kazanit....

    Përgjigju
  • RR.KOMBIT: 11/11/2022 13:05

    Z.Berisha! Ku ndodhet porti i mallrave të Shqipërisë së Madhe? 90% e tregtisë së jashtme bëhej nëpërmjet Portit të Durrësit. Tani 40%, gjysmën e mori porti i Kastratit! Meta hodhi poshtë ndryshimin e marrëveshjes së portit MBM si ironi. Rama e bëri me shpejtësi drite për herë të dytë. Askush nuk pyeti dhe nuk reagoi! Teatër i plotë! Vetëm Xhafferi tha pak fjalë pas 2 gotave verë të kuqe nga një restorant peshku! Tani pas gjithë këtyre, Prof.Dr.Berisha, si politikan veteran vetëm për interes publik, motor për Shqipërinë e Madhe, zgjohesh i ri? Ku ishit 2 vitet e fundit? Ata krijuan një situatë "Gazze" në port. APD i ka paguar para një kompanie vendase, nuk ka bërë asnjë gërmim, vetëm në letra, gjithçka në rregull! Tani asnjë anije nuk mund të hyjë! Ngarkesa shkon në portin MBM. Së shpejti kontejnerët do të shkojnë me banane. Dhe nuk do të ketë biznes për portin shtetëror. Zero! Në këtë mënyrë krijohet një sipërfaqe boshe! Tani është koha për të zhvendosur zyrat e APD në Porto Romano! Ju dhe Meta thjesht uleni para kamerave në zyrë dhe flisni! Platforma juaj duhet të jetë në qendër të portit! Ju dhe Meta jeni edhe partner i Ramës në këtë “Pazar të mbrëmjes” duke bërë kështu! Udhëtim të mbarë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?