Porto mund Juventusin në Champions, Dortmund fiton ndaj Sevillas dhe prenoton çerekfinalet (VIDEO)

18 Shkurt 2021, 10:16| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 11:44

  • Share

Juventusi është mundur në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Champions League. Porto ka fituar në stadiumin “Do Dragao” 2-1 ndaj italianëve duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në çerekfinale megjithëse çdo gjë do të vendoset në duelin e kthimit.Pas vetëm një minute lojë Porto shënoi me Taremi pas një gabimi të Bentancur ndërsa goli i dytë erdhi në fillimin e pjesës së dytë nga Marega.

Në lojë Juventusin e mbajti goli i Chiesa shënuar në minutën e 83-të. Juventusi nëse do të vazhdojë në Champions duhet të përmbysë Porton në ndeshjen e kthimit në Torino.

Surprizën e bëri Dortmund në ndeshjen tjetër të mbrëmjes për fazën e 1/8 zhvilluar në “Ramon Sanchez Pizjuan”. Dortmundi mposhti 3-2 Sevillan duke prenotuar kalimin në fazën tjetër. Suso kaloi Sevillan në avantazh por gjermanët përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me golin e Dahoud dhe me një dygolësh fantastik të Erling Haaland. Sevilla ngushtoi diferencën me de Jong në fundin e takimit dhe mbetet në lojë për kualifikimin./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?