Foto ilustruese

Bota

Portugalia e vendos me ligj: Shefi nuk ka të drejtë të të dërgojë sms pas orarit të punës

10 Nëntor 2021, 10:56| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 10:58

  • Share

LISBONË-Portugalia tashmë e ka në ligj një balancë punë-jetë. Parlamenti portugez ka miratuar ligje të reja të punës, duke përfshirë bërjen e paligjshme për punëdhënësit që të kontaktojnë punonjësit jashtë orarit të punës.

Sipas ligjit të ri, punëdhënësit mund të penalizohen për kontaktimin e punonjësve jashtë orarit zyrtar.  Sipas rregullave të reja, punëdhënësit mund të ndëshkohen për kontaktimin e punonjësve pas punës dhe pagesë të kostove të rritura (si faturat e gazit dhe energjisë elektrike) si rezultat i punës nga shtëpia.

“Pandemia ka rritur nevojën për të rregulluar atë që duhet rregulluar”, tha Ministrja e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore e Portugalisë, Ana Mendes Godinho në një konferencë në Lisbonë javën e kaluar.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?