Foto ilustruese

Bota

Portugalia, shteti me shkallën më të lartë të vaksinimit anti-COVID-19 në botë

25 Shtator 2021, 08:11| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 08:22

  • Share

Portugalia tani është vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, sipas shifrave nga Our World In Data.

Me një popullsi prej 10.3 mln banorë, Portugalia ka vaksinuar tashmë rreth 84% të popullsisë. Kjo është norma më e lartë në botë e vaksinimit, ku lë pas Emiratet e Bashkuara Arabe (80.8%) dhe Singaporin me (77.3%) dhe shumë përpara 61.6%për 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Qëllimi i Portugalisë për të vaksinuar plotësisht 85% të popullsisë së saj tani është i arritshëm dhe vendi pritet të lehtësojë disa nga masat e vendosura për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Kufizimet kufitare janë aktualisht në fuqi vetëm me njerëz që udhëtojnë nga shtetet anëtare të BE/EEA, si dhe 20 vende të tjera, përfshirë SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re, Japoni dhe Singapor të lejuara për arsye jo thelbësore, me kusht që të tregojnë dëshmi të vaksinimit, ose një test negativ.

Kufizimet e kapaciteteve janë gjithashtu të vendosura për bare, restorante, vende kulturore dhe në ngjarje familjare si dasma dhe pagëzime ndërsa kërkohet një leje shëndetësore COVID për të hyrë në vende të caktuara, ngjarje të mëdha, klasa grupore në palestra dhe restorante gjatë fundjavës.

Shifrat e Our World In Data

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?