Policia e Vlorës ka ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës që e lidh me Fierin. Në fokus të kontrolleve janë personat problematikë apo të skeduar, që mund të kenë destinacion edhe protestën pasditen e sotme në Tiranë të thirrur nga presidenti Meta. Edhe në aksin Fushë Krujë- Durrës dhe në Gjirokastër janë ngritur pika postblloku për elementët kriminalë që mund ti drejtohen tubimit. Report Tv sjell pamjet nga postblloqet në Vlorë dhe Fushë Krujë.
Lajmi kryesor: