Agron Duka

PAA: Rama është një manekinë në duart e oligarkëve! Të nisin protestat për miratimin e paketave ndihmëse

16 Tetor 2020, 15:22| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 16:44

  • Share

Partia Agrare Ambientaliste ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se është vegël në duar të hajdutëve.

Sipas tyre të gjithë institucionet ndërkombëtare si FMN, BERZH, BB dhe BSH tregojnë se rënia ekonomike do të jetë më e madhe, çka nënkupton më shumë të papunë dhe të varfër dhe borxhe në rritje.

"Protestat paqësore për paketat e solidaritetit social duhet të jenë të fuqishme dhe kudo në Shqipëri. Paketa e tretë është detyrim ligjor. Rama nuk e ofron paketën e tretë apo të katërt sepse rritja e deficitit nga paketat do të kërkojë shkurtim të investimeve për partneritetet publike private preferenciale për oligarkët.

Rama është vegël në duar të hajdutëve të parave dhe shpresës së shqiptarëve. Gjithë institucionet ndërkombëtare si FMN, BERZH, BB dhe BSH tregojnë se rënia ekonomike do të jetë më e madhe, çka nënkupton më shumë të papunë dhe të varfër dhe borxhe në rritje.

Rama në mënyrë arrogante, fodulle dhe me një krenari cinike deklaron se nuk do të ketë paketë të tretë. Kjo do të thotë se të papunët, të varfërit dhe bizneset do të braktisen në nivelet kritike të mbijetesës dhe të braktisjes së vendit.  

Ky qëndrim i Ramës është jo vetëm pa përgjegjshmëri njerëzore por edhe provë e qartë se Rama është një manekinë në duart e oligarkëve. Rama e ka të qartë se paketat në ndihmë të të papunëve, të varfërve dhe biznesit do ta rrisin borxhin, kjo do të imponojë shkurtimin e financimeve për ppp-të që janë përzgjedhur nën përfitimet korruptive dhe kapjes së shtetit", thuhet në deklaratë.

PAA bën thirrje publike që qytetarët  të ngrihen me protesta paqësore për miratimin e paketave ndihmëse.

"PAA bën thirrje publike që shqiptarët me protesta paqësore ta detyrojnë kryeministrin kukull të oligarkëve, i pa përgjegjshëm, arrogant dhe i babëzitur të miratojë me prioritet dhe pa vonesë paketat ndihmëse për të papunët, të varfërit dhe bizneset që mezi mbijetojnë nën efektet varfëruese të pasojave të tërmetit, të pandemisë por sidomos të pasojave deri kriminale të qeverisjes rrumpallë të Ramës.  

Sot më shumë se kurrë çdo shqiptar meriton mbështetje dinjitoze për ta kapërcyer këtë krizë kaq vrastare", thuhet më tej në reagim.

Komento

Komente

  • O tej: 16/10/2020 17:22

    Duka i krimit i MAFIES dhe MALAVITA je . Mos te vij cudi Berisha ta ka ngjitur

    Përgjigju
  • Plaku: 16/10/2020 16:04

    Duka kujto se mund te mashtroje shqipetaret siç bleu Partiçken Agrare.....tka hik petlla o Duka i krimit.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?