Mos, vallë, Doktorit i ka nisur t'i vjetrohet rruga e informimit, apo gjithnjë kështu ka qenë dhe s'kemi dashur ta lexojmë? Rasti më i fundit është deklarata e parmbrëmshme se Basha nuk e kalon Oqeanin pasi e arrestojnë, ndërkohë që Basha, në kohën që fliste Berisha, ishte në SHBA, në takime. Pak rëndësi ka niveli i zyrtarëve. Mundet që të jenë edhe të parëndësishëm.
Por ajo që është e çuditshme është se Berisha ka kaluar çdo imagjinatë në gënjeshtrat e tij. Gjithkush që e ka besuar se për pak muaj me të PD vjen në pushtet, duhet të lexojë mirë fitoren imagjinare që ai ua atashoi gjithë atyre që e duartrokasin, duke besuar verbërisht në fushatën e tij që u mbështet mbi zhgënjimin dhe zemërimin e demokratëve që ishin vjedhur me 25 prill.
Keqardhje për botën e madhe të gënjeshtrave shkon edhe për mediat, portalet, të cilët, nga mbështetja që i kanë dhënë botës së gënjeshtërt të Berishës, nuk guxuan as të botojnë apo transmetojnë një foto nga takimet e ish-kreut të PD-së në SHBA.
A mos, vallë, Doktori e dinte të vërtetën për Bashën, por e mundi tundimi për të gënjyer?!
Domethënë fajin e paska Namiku që Saliu të gënjen ty? Të gënjen njësoj ,si kur thotë nuk di gjë për paratë ruse,si kur thotë që Basha nuk kalon dot oqeanin.. Të shqetësojnë veprimet tejet dyshuese të Bashës ty? Mua jo... Basha e mbylli kapitullin,po ju o derëzinj ku ju shpie mushka pas Sali mashtruesit!???
PërgjigjuJo domosdoshmerisht genjeshter, sa kohe qe Basha nuk ben transparence ne veprimet e tij. Per rublat sic ka qef teveqeli i polibyrose apo kalimet e ylberit sic i pelqejne shoqes Kim. Ne vend ti kerkohet llogari Bashes veprimet e te cilit kane tejet edhe dyshuese, edhe Namik "refleksionisti" rreshtohet krah Meros me shoke.
Përgjigju