Në prag të ndeshjes që luhet të shtunën kundër Izrealit në orën 20:45, trajneri i kombëtares Edy Reja, ka thënë se alternativa e vetme është fitorja. Italiani është në sinkron me renditjen e grupit, pasi për të synuar vendin e parë në Ligën e Kombeve duhet patjetër fitorja me Izrealin, ndërsa më pas do mendohet për Islandën më 27 shtator.
“E di forcën e Izrealit, por ne synojmë të marrim pikët maksimale të shtunën. Do fitojë skuadra me mentalitetin e duhur në fushë, pasi mungesat s’kanë asnjë vlerë. Shpresoj që këtë herë fati të jetë me ne, ndërsa forca e Izrealit do jenë tifozët. Ajo që dua unë është të luajmë pa frikë dhe pa ndienjën e inferioritetit,”-u shpreh Edy reja, trajner i Kombëtares.
Përveç mbrojtësve Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku kombëtares në këtë sfidë i mungojnë edhe mesfushorët Keidi Bare dhe Endri Çekiçi. Pa mungesa nuk është as Izreali, pasi lojtari më i mirë i tyre Zahavi është i përjashtuar. Ndërkohë kapiteni Elseid Hysaj pyetjes se Izreali është kombëtarja më në presion në këtë ndeshje i është përgjigjur kështu:
“Presioni është nga të dyja anët sepse edhe ne na duhet fitorja ashtu si edhe atyre. Ndeshjen do ta fitojë ai që është më i zoti të shfrytëzojë mundësitë në fushë. Nuk ka të bëjë se kush ka më shumë presion,”-deklaroi Elseid Hysaj, futbollist i Kombëtares.
Sfida e parë e luajtur në Tiranë në muajin qershor u fitua 1-2 nga Izraeli, ndërsa përballja e kthimit të shtunën do gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Lituania me kryesor Donatas Rumšas.
KY KA MBARUAR SI LOJTAR,NUK VRAPON ME,KA 5 MUAJ PA LOZUR...ÇNE NE KOMBETARE KY?ME KONTRATA I KA DHE KOMBETARJA? PLEQ NE POLITIK.....PLEQ NE KOMBETARE... PASTAJ THEMI PSE PO IKIN TE RINJT NGA SHQIPERIA?
Përgjigju