Teksa pritet që si kryetar i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj të mbledhë grupin parlamentar në seli apo kryesinë e Kuvendit për të diskutuar prioritet në parlament, sezoni i ri i të cilit nis vetëm pas pak ditësh, deputetët që e përkahin janë mbledhur në një takim informal në një prej hoteleve të kryeqytetit.
Report Tv mëson se në takim kanë qenë rreth 20 deputetë të grupit parlamentar, (Gazment Bardhi, Lefter Geshtenja, Seladin Jakupllari, Andia Ulliri, Dhurata Çupi, Zheni gjergji, Saimir korreshi, Ilda dhori, Dashnor Sula, Ferdinant Xhaferraj, Helidon Bushati, Eralda Tase, Enkelejd Alibeaj, Kastriot Piroli, Bledion Nallbati) teksa më shumë sesa një takim informal, ky takim bëhet për sfidat e PD, që gjithsesi grupi Alibeaj zgjedh t’i diskutojë jashtë syrit mediatik.
Report Tv ka mësuar gjithashtu se takime të tilla janë zhvilluar edhe përgjatë verës.
Ndërkohë nga ana tjerër, nesër në mesditë Sali Berisha do të mledhë kryesinë e PD që e mbështet atë, në selinëblu për të diskutuar lidhur me aksionin politik. Ky grupim, Alibeajn nuk e njeh për kryetar të grupit parlamentar, teksa ka deklaruar se do të zëvendësohet me Luçano Boçin, por deri tani ky zëvendësim duket i vështirë, pasi shumica e deputetëve blu, vijojnë të mbështesin Alibeajn.
Ndërkohë grupit parlamentar duket se edhe këtë sesion parlamentar do të shfaqet i ndarë, pasi pavarësisht negociatave, bashkimi i dy kampeve demokrate, është larg.