Sezoni veror ende nuk është çelur, por Vlora dhe jugu i vendit janë populluar nga turistë të huaj. Nga Spanja, Holanda, Bullgaria e deri nga Brazili i largët i shohim teksa ngjisin Llogaranë.
“Jam nga Bullgaria. Është hera e pare këtu dhe është shumë bukur. E mrekullueshme”, tha një turiste nga Bullgaria.
“Jam nga Holanda. Me duket gjithçka fantastike. Jam duke vizituat Shqipërinë. Dhe me pas do te shkoj ne Greqi”, tha një tjetër.
“Jam nga Brazili. Është hera ime e pare këtu. Kam dëgjuar për Shqipërinë nga djali im. Ai ma rekomandoi pasi e kishte vizituar. Dhe jam këtu sot. Do të qëndroj pese dite këtu. Kam parë Tiranën, tani edhe Vlorën por do të vizitoj edhe qytete te tjera. Ushqimi është i mrekullueshëm po ashtu edhe njerëzit. Ndërsa ky kontrast i malit me detin te le pa fryme. Thjesht fantastik”, tha një turist nga Brazili.
Kryesisht për klimën, detin, pamjet piktoreske që të ofrohen Jugu por dhe ushqimin, ata thanë se do të kthehen sërish.
“Jam nga Barcelona, Spanje. Është hera ime e pare në Shqipëri. Jam këtu për pushime. Dhe është shumë mire. Do të qëndroj disa ditë ketu. Kam pare Elbasanin, jam këtu dhe ne Ksamil. Me pëlqen shumë është një pamje qe sheh bashke malin me detin. Kur erdha këtu në Llogara mbeta i surprizuar. Thashë me vete Uaaa çfarë vendi. Patjetër qe do të kthehem me miqtë e mi”, tha një turist spanjoll.
Jam i dashuruar me Shqipërinë. Ka plazh dhe det edhe ne Barcelone në Spanjë por këtu është fantastike. Jam duke udhëtuar me makine me miqtë e mi. Për te pare sa me shume vende. Kam pare Vlorën, Ksamil edhe Durrës”, tregoi një tjetër spanjoll.
Numri i turistëve të huaj që frekuentojnë Vlorën është gjithnjë në rritje.
Llogoraja si perket askujt,himares jo e jo , i perket brez pas brezi Dukatit.keshtu qe ka zot sic i doli zot me 1913 kur desh te kalonin te qafa andartet grek qe u zbythen dy here nga mbrojtesit e fshatit.Ca gjak prishur himarjot me origin nga kurveleshi u themi vafshi ne dreq …
PërgjigjuKu e pe Vloren ti? llogaraja eshte e Himares.
PërgjigjuHimara eshte e Himares. Na kufizon mali. Ne me Belerin do fitojme dhe autonomin. Me vone do bashkohemi dhe me Greqin. forca Beleri
Edhe Llogaraja edhe Himara te Vlores jane.