Sali Berisha

Politikë

Prapaskenat e futjes së Familjes Berisha në listën e zezë të SHBA, rastet e shantazhit dhe hakmarrjes ndaj drejtësisë për të shpëtuar veten, familjen dhe Ilir Metën

20 Maj 2021, 16:34| Përditesimi: 20 Maj 2021, 16:38

  • Share

Vendimi i paprecedentë, historik dhe ekstrem i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të futur Sali Berishën dhe familjen e tij në listën e zezë, nuk bazohet vetëm në informacionet dhe të dhënat e besueshme për përfshirje në korrupsion madhor, por edhe në pengimin dhe sabotimin e drejtësisë, për të vepruar ndaj tij, familjes dhe aleatëve në korrupsion. Pa një drejtësi nën kontroll, të gjunjëzuar dhe të pafuqishme për të zbatuar ligjet, Sali Berisha nuk mundte kurrsesi të realizonte aferat e mëdha korruptive, që kanë shënjuar pushtetin e tij 2005-2013. Sali Berisha ka arritur të shpëtojë veten, familjen dhe aleatët nga përballja me drejtësisë, dhe siç edhe theksohet në njoftimin e Departamentit Amerikan i Shtetit, është i gatshëm t’i mbrojë sërish.

Po cilat rastet më flagrante të ndërhyrjes, sabotimit të hetimeve, kërcënimit, shantazhit dhe hakmarrjes së Sali Berishës ndaj drejtësisë për të shpëtuar veten, familjen dhe aleatët nga ndëshkimi ligjor?

Dosja e Ilir Metës, Berisha mesazh gjyqtarëve për të shpëtuar aleatin

Natën 15 janarit 2012, Sali Berisha dhe Ilir Meta u shfaqën në një darkë tek shtëpia e Metës. Një ditë më pas, Gjykata Lartë duhej të vendoste për të pranuar apo jo kërkesën e prokurorisë për dënimin e Ilir Metës me 2 vite burg për korrupsion, për video-skandalin në zyrën e Dritan Priftit. Shfaqja e Berishës në krah të të pandehurit Meta ishte një presion dhe mesazh i hapur ndaj pesë anëtarëve të trupi gjykues. Dhe 4 nga 5 anëtarët e trupit gjykues Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, e morën mesazhin, duke shpallur Metën të pafajshëm, pasi më parë kishin arritur ta shpallnin videon si të pavlefshme si provë e korrupsionit. Që të katër gjyqtarët ishin emëruar nga Sali Berisha në Gjykatën e Lartë dhe çuditërisht asnjëri prej tyre sot nuk është pjesë e drejtësisë për shkak të ligjit të Vetingut. I vetmi që nuk iu nënshtrua presionit politik ishte Ardian Dvorani, i cili përmes një mendimi paralel, argumentoi se pse nuk duhej rrëzuar ekspertiza e ekspertëve të huaj, të kontraktuar nga Prokuroria, të cilët e shpallën videon të vërtetë. Nëse ekspertiza e huaj nuk do të rrëzohej, Ilir Meta rrezikonte të dënohej, pasi videoja ishte prova e korrupsionit. Që nga ajo ditë, Sali Berisha dhe Ilir Meta nisën një fushatë të egër sulmesh nga Dvoranit. Fushata vijon deri më sot. Në shkurt të vitit 2021, SHBA u dha një mesazh Berishës dhe Metës, duke shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani si një nga 12 personalitetet më të spikatur në botë në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, as pas këtij mesazhi, Berisha dhe Meta nuk ndaluan sulmet ndaj Dvoranit, për t’u dhënë një mesazh njerëzve të tjerë të drejtësisë, nëse guxojnë të mos zbatojë urdhrat e tyre.

21 Janari, Berisha nuk njeh prokurorinë

Krimi shtetëror i 21 Janarit, me protagonist absolut Sali Berishën, shënon kulmin e përpjekjeve të Berishës, për të penguar drejtësinë për të hetuar veprimtarinë e tij kriminale dhe korruptive. Pas vrasjes së katër protestuesve të pafajshëm para Kryeministrisë dhe plagosjes së gjashtë të tjerëve, në protestën që prodhoi video-skandali i Metës, Sali Berisha refuzoi të dorëzonte prokurorisë drejtuesit e gardës. Policia nën komandën e tij, ashtu si për rastin e Fazlliçit në aeroport, refuzoi të zbatonte urdhër-arrestet e prokurorisë për zinxhirin komandues të gardës. Natën e 21 janarit, siç edhe u vërtetua nga ekspertiza e FBI-së, u fshinë pamjet filmike nga serveri i Kryeministrisë, u koordinuan dëshmitë e rreme, u ndryshuan armët dhe u zhduk çdo provë e mundshme e krimit. Jo vetëm kaq. Sali Berisha nisi një fushatë sulmesh dhe etiketimesh të rënda ndaj kryeprokurores Ina Rama, të cilën e akuzoi si pjesë e grushtit të shtetit. Paralel me hetime e prokurorisë, Sali Berisha ngriti një komision hetimor, për të hetuar edhe kryeprokuroren, e cila po hetonte ngjarjen ku ishte implikuar Berisha bashkë me Lulzim Bashën. Pengimi i drejtësisë ishte flagrant dhe i shumëfishtë.

Dosja ‘Fazlliç’, Berisha barrikadë para prokurorëve

Në tetor të vitit 2008, Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, angazhoi në fushëbetejë Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme, për të bllokuar hetimet që Prokuroria e Përgjithshme sapo ka nisur ndaj Damir Fazlliçit, mikut të tij personal, por mbi të gjitha, klientit të studios së konsulencës së vajzës së tij Argita Berisha dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi. Fazlliçi kishte realizuar një aferë me Berishën, Jamarbin dhe Argitën me pronat në Porto Romano, ndërsa prokuroria kërkonte ta ndalonte për shkak të dyshimeve për pastrim parash. Para zbarkimit të Berishës në shesh betejë për të marrë në mbrojtje Fazlliçin nga prokurorët, Jamarbër Malltezi u kishte blerë prona fshatarëve në Porto Romano jashtë parkut Energjetik, me 9 euro për metër katror, ndërsa ia kishte shitur Fazlliçit me 18 euro. Më pas, Berisha këto prona i përfshinte në perimetrin e Parkut Energjetik. Gjithashtu, Fazlliçi i paguante Argitës qindra mijëra euro, gjoja për konsulencë, përmes të besuarës së saj, Flutura Kola. Paratë vinin nga kompani të fshehura në parajsa fiskale. Policia jo vetëm nuk zbatoi urdhrin e lëshuar nga Prokuroria për ndalimin e Damir Fazlliç, por nën urdhrat e Berishës dhe ministrave të tij, policia u kthye në mburojë e Fazlliçit, duke mos lejuar prokurorët t’i afroheshin. Skandali ishte i paprecedentë dhe që konfirmonte kapjen e shtetit nga Familja. Historia dihet si përfundoi: U pasuruan miliona euro, u mashtrua me projektin dhe në fund askush nuk u ndëshkua.

Gërdeci, sabotohen drejtësia me presion dhe lojën e imunitetit

Gërdeci ishte një biznes kriminal që drejtohej në prapaskenë nga Sali dhe Shkëlzen Berisha, duke përdorur si gjithnjë ministra, drejtorë dhe klientë të pushtetit. Për shkak të presioneve ndaj prokurorisë, Sali Berisha arriti që të shpëtonte veten dhe të birin jo vetëm nga hetimet, por edhe nga marrja në pyetje. Edhe pse prova, fakte, dëshmi dhe dokumente të pakontestueshme provonin implikimin e tyre, dyshja mbeti jashtë rrethit të hetimeve. Kur prokuroria mori të pandehur ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, i cili në fakt kishte shërbyer si instrument i Berishës dhe Shkëlzenit për të bërë letrat për ngritjen e biznesit të vdekjes, Berisha u angazhua për ta shpëtuar Mediun nga ndëshkimi penal, përmes të besuarve të tij në Gjykatën e Lartë. Në datën 14 shtator 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Besnik Imeraj dhe me anëtarë Evjeni Sinoimeri, Ardian Nuni, Majlinda Andrea dhe Evelina Qirjako, mbyllën dosjen e Mediut, pa e gjykuar, me një alibi qesharake. Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea kanë votuar për të shpëtuar Mediun, me justifikimin se vendimi i Kuvendit për t’i hequr imunitetin nuk kishte më vlerë, pasi Mediu ishte zgjedhur sërish deputet në zgjedhjet t e 28 qershorit 2009. Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër mbylljes së dosjes. Dy ish-anëtaret e Gjykatës së Lartë kanë mbështetur arsyetimin e prokurorisë se rizgjedhja e Mediut deputet nuk zhvlerëson autorizimin e Kuvendit për ta ndjekur penalisht. U deshën të kalonin 12 vjet, që SPAK të kërkojë rrëzimin e këtij vendimi, i diktuar nën trysninë e Sali Berishës.

Sulmet ndaj Vetingut për të shpëtuar të besuari e tij në drejtësi

Sali Berisha, i mbështetur edhe nga Ilir Meta, u shndërruar me shpejtësi kundërshtari më i përbetuar i procesit të Vetingut në Shqipëri. Berisha u kundërvua Vetingut, duke përdorur edhe PD-në, pasi këtë proces e shikonte si fundin e të besuarve të tij që kishte emëruar në prokurori dhe gjykata. Ligji i Vetingut hyri në fuqi që në tetor 2016. Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, kërkoi rrëzimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Komisionin e Venecias. Kur ligji u konfirmua nga Venecia dhe Kushtetuesja, Berisha nisi një fushatë sulmesh ndaj anëtarëve të komisioneve të Vetingut dhe procesit në tërësi, fushatë të cilinën e vijon edhe sot. Nga të gjithë anëtarët e emëruar nga Berisha dhe Meta në Gjykatën Kushtetues dhe Gjykatën e Lartë, Vetingun arriti të kalonte vetëm Vitore Tusha. Të gjithë të tjetër u shkarkuan për pasuri të paligjshme, lidhje me krimin ose dhanë dorëheqjen. Adriatik Llalla, i emëruar nga Berisha dhe Meta kryeprokuror, dha dorëheqjen nga frika e përballjes me Vetingun. Megjithatë, sot është dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie.

Berisha nis sulmet ndaj SPAK, shkak hetimi i aferave të familjes

Për Sali Berishën gjyqtarët dhe prokurorët ndahen në dy kategori: Armiq ose ushtarë të Familjes. SPAK, kolona kryesore e reformës në drejtësi dhe investimi më i madh i SHBA-BE në Shqipëri, është klasifikuar tashmë në krahun e armiqve. Ditët e fundit janë shënuar edhe sulmet e para ndaj SPAK nga rrethi pranë Berishës. Sulmet vijnë pasi SPAK ka nisur hetimet për dy afera madhore të Familjes Berisha: Privatizimi i pronës shtetërore ish Klubi Partizani, duke ngritur mbi të 20 kulla me para të dyshimta si dhe një investim miliona euro të Shkëlzenit për ngritjen e fabrike për përpunimin e boronicave në Gërdec.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 21/05/2021 01:48

    Damir Fazllic miku i Berishes dhe miku i Kosovareve

    Përgjigju
  • samiu: 20/05/2021 19:26

    Të shpallësh 'Non Grata' për këto kriminelë deri në absurd, është shumë pak, shumë pak. Për këto vemje të ndyra, i gjithë Populli Shqiptar, po i gjithë Populli Shqiptar, DUHET të çohet e të rrethojë zonën ku jetojnë këta kriminelë, e ti kapin e ti linçojnë në pemën më të afërt, (më e mira do të ishte që ti digjnin të gjallë e hirin e tyre ta groposnin nën një gropë gjirizi), e më pas i gjithë vëndi ku kanë jetuar derrat e ndyrë, të dizifenktohet me klor e gëlqere të kloruar, (më e mira do të ishte që të shëmbëshin të gjitha e çdo gjë që kanë prekur duart e tyre të fëlliquara, (duart e qoftëlargut). Të shkatërrohen e të prishen ato ndërtesa e të ndërtohet atje një park apo lulishte... Sidoqoftë, Faleminderit USA për ndihmën që i jep popullit të shumëvuajtur Shqiptar, (por edhe të gjithë Botës), për demaskimin dhe eliminimin e këtyre super banditëve e super horrave e kriminelëve. Ju po e tregoni se akoma në Amerikë, sundon ligji, rregulli e drejtësia, që në fakt me thënë të drejtën, neve sikur e kishim humbur pak besimin për këtë. Megjithatë, edhe një herë "FALEMINDERIT USA!"

    Përgjigju
  • Qytetari: 20/05/2021 17:52

    Eh si rrin gatitu para USA.. Je i zgjuar mer plak intrigant por jo me shume se ata .. Tani erdhi koha te vjellesh ato qe hengre mor bastard vicidoli.. Mallkuar vendi qe rriti shtaze si puna jote..

    Përgjigju
  • fatjoni: 20/05/2021 17:28

    Iku me ne fund halja I kombit...se po na rrine si muti mbas kepuces....

    Përgjigju
  • Banalisti: 20/05/2021 17:23

    futeni dhe ate avokaten e popullit ne listen e zeze se eshte nje peshkaqenet e pazareve me drejtesine

    Përgjigju
  • O tej: 20/05/2021 16:53

    O Berish robt ku ti kesh o zorre qeni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?