Vitore Tusha

Prapaskenat/ Meta mesazh Vitore Tushës: Ardian Dvorani nuk ka punë në KED

25 Shtator 2020, 16:17| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 17:07

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, përmes këshilltarit të tij Bledar Dervishaj, i ka dhënë një mesazh paralajmërues kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, njëherësh kryetare zëvendësuese në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke i kërkuar të mos trajtonte çështjen e mundësisë së rikthimit të Ardian Dvoranit në KED. Në mbledhjen e KED të datës 21 gusht 2020, Bledar Dervishaj ka deklaruar se Ardian Dvorani nuk ka më punë në Këshillin Emërimeve në Drejtësi. Sipas tij, kërkesën për t’u rikthyer në KED, Dvorani duhet t’ia dërgojë Metës, Kuvendi ose Këshillit të Lartë Gjyqësor. “Më gjeni një dispozitë të vetme që Këshilli mund të diskutojë dhe mund të marrë vendim për vijimësinë, vazhdimësinë e mandatit të një organi apo të një anëtari të Këshillit. Nuk ka. Kështu që n.q.s. z. Dvorani dëshiron të vijojë të jetë pjesë e Këshillit, këtë kërkesë mund t’ua drejtojë organeve që unë citoj, KLGj-së, Presidentit, Kuvendit. Nuk ka punë me KED, sepse Këshilli vetë nuk vendos dot kush janë anëtarët e tij”, ka pohuar Dervishaj.

Reagimi i këshilltarit të Metës ka ardhur pasi Vitore Tusha lexoi një shkresë të Dvoranit, i cili i kërkonte Këshillit të merrte një vendim nëse ai duhet të vijonte apo jo të ushtonte detyrën e anëtarit të KED. Në këtë mbledhje, Tusha i përgjigjet përfaqësuesit të Metës duket theksuar se “nuk është filluar asnjë diskutim rreth thelbit të kësaj çështjeje deri në këtë moment. Kompetencat e kryetarit janë ushtruar sipas Kushtetutës dhe ligjit në momentin që z. Dvorani ka informuar Këshillin në lidhje me mosvijimin e këtij funksioni, sa kohë që KLGJ-ja nuk ka përcjellë ndonjë akt/vendim në KED për këtë çështje”.

Në 16 shtator 2020, KED ka diskutuar sërish për çështjet zgjedhore. Në këtë mbledhje, anëtarët kanë theksuar se çështja e mandatit të Dvoranit nuk hyn në veprimtarinë dhe kompetencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Aktualisht nuk ka asnjë vendimmarrje për Ardian Dvorani, por ky i fundit vijon të njoftohet rregullisht për mbledhjet, si më parë. Dvorani është zgjedhur anëtar dhe kryetar i KED në 5 dhjetor 2019, në cilësinë e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Por, KLGJ, me kërkesë të Ilir Metës, e shkarkoi Dvoranin nga Gjykata e Lartë. Të njëjtin status ka edhe Arta Marku, e cila u larguar si kryeprokurore. Megjithatë, zonja Marku vijon të marrë pjesë mbledhjet e KED.

Procesverbali i diskutimeve në KED për çështjen e Ardian Dvoranit 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • njaci: 26/09/2020 00:05

    E moj Vitore sa e ndyre je.... Perse u vra Gani Malushi.....? Sigurish per faj te burrit tuaj Pashk Tushes...... Dhe ti moj qelbesire vihesh ne krye te drejtesise se sigurisht ke mbrojtje Ilir floririn vrasesin e Dritan Priftit e plot te tjere.... Mjer populli nga kush pret drejtesi, ju i mbuloni ceshtjet njelloj si mjeku kur ben nje gabim dhe kete e mbulon dheu.

    Përgjigju
    • Drejtesi: 26/09/2020 10:03

      Cdo fillim ka dhe nje fund...

  • Jurist: 25/09/2020 16:25

    Vitore Tusha eshte simboli korrupsionit ne Drejtesi pse hesh SHISH ka te dhena per te

    Përgjigju
    • Durrsaku: 25/09/2020 17:24

      Te them une pse hesht se i ka vene kusht Meta qe.duhet te jete ajo si perfaqsuese e tij ne KED. Nuk ka me te peshtire se familja META ju garantoj per kete

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?