Pr/buxheti 2024, KLGJ e pakënaqur: Duhen para për rikonstruksionin dhe ndërtimin e gjykatave! KPA kërkon rritje pagash

7 Nëntor 2023, 17:00| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 17:37

  • Share

TIRANE - Këshilli i Lartë Gjyqësor u shpreh i pakënaqur me buxhetin që Ministria e Financave ka parashikuar t’i jap për vitin 2024. 

Në Komisionin e Ligjeve, zv/kryetari Ilir Rusi tha se ndryshimet e bëra me hartën e re gjyqësore imponojnë investime nëpër gjykata, madje edhe ndërtimin e godinave të reja. Nga 4.83 miliardë lekë, vetëm 250 milionë prej tyre janë alokuar për investime. Rusi në komision ngriti shqetësimin e mungesës së truallit për ndërtime gjykatash, edhe pse për disa prej tyre tashmë projektet janë gati.

"Në raport me buxhetin e gjykatave, na janë miratuar 8 herë më pak se ç’kemi kërkuar. Tashmë është fakt publik edhe në zbatimin e hartës së re gjyqësore ka nevoja jo vetëm për rikonstruksione por edhe për ndërtimin e gjykatave të reja. Janë përfunduar detyrat dhe projektimi për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatën e Shkallës së Parë të Juriksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Lartë”,- është shprehur Rusi.

Rritje pagash për administratën kërkoi Kolegji i Posaçëm i Apelimit, organi i vetting-ut, i cili përfundon veprimtarinë e tij në mes të vitit 2026. Duke qenë organ i Gjykatës Kushtetuese, sipas kreut Sokol Çomo, pagat duhet të kalojnë në një tjetër nivel, pasi vetë Kushtetueses i janë rritur së fundmi.

Kolegji është dhoma e dytë e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është trajtuar në pikëpamje të trajtimit financiar administrata e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në mënyrë të barabartë me administratën e Gjykatës Kushtetuese. Vetë Gjykata Kushtetuese në parashikimet e saj ligjore ka që administrata e Gjykatës Kushtetuese në trajtim financiar shkon ekuivalent me trajtimin e administratë së Kuvendit të Shqipërisë,”- deklaroi Çomo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kërkojnë të marrin pagat e prapambetura, të cilat u takojnë pas një vendimi të dhënë disa kohë më parë nga Gjyklata Kushtetuese. Kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka, bëri me dije se paratë pritet të merren në disa faza dhe akoma është në diskutime mes institucioneve.

Është vendosur të bëhet me faza. Në atë kohë në fillim do duhej të bëhej një herë rregullimi ligjor, pra parashikimi me ligj i pagës së referencës së re të magjistratëve dhe më pas do të shihej edhe si do të bëhej shlyerja detyrimeve të prapambeturave, si do të rezultonin ato,”- është shprehur Bushka.

Kërkesat e institucioneve të drejtësisë pritet të diskutohen me ministrinë e Financave.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 07/11/2023 18:46

    Po keto jane mbledh per hallet e popullit qe kane ngel me vite dyerve te gjykatave e prokurorive dhe spo mabrohet nje gjyq apo per pagat e tyre Ketu si po shkon kjo pune duhet me ik nga dritarja nga ky i mallkuar milet qenef

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?