Parlamenti grek

Pre i një sulmi kibernetik, ‘alarm’ në parlamentin grek! Shenjështrohen 60 email-e deputetësh

21 Janar 2022, 18:42| Përditesimi: 21 Janar 2022, 18:43

  • Share

Pre i një sulmi kibernetik ka rënë parlamenti grek.

Sulmi ka ndodhur mesditën e djeshme në ueb-mailin e Kuvendit . Departamenti i IT zbuloi se ishte duke u zhvilluar një përpjekje për të fituar akses në llogaritë e postës elektronike të Parlamentit nga një IP e jashtme

Sipas informacioneve, shërbimi kompetent i Kuvendit, për të parandaluar “pushtimin”, ka fikur të gjitha sistemet elektronike, ndërsa në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve Kibernetike po hetojnë përmasat e kësaj ngjarjeje.

Të njëjtat burime raportojnë se hakerët kanë tentuar të hakojnë rreth 60 email llogari të deputetëve, punonjësve dhe deputetëve.

Menjëherë është ndërprerë funksionimi i ueb-mail-it të përdoruesve për mbrojtjen e tyre dhe janë njoftuar autoritetet kompetente mbikëqyrëse. Departamenti i TI-së është në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe të ngushtë me autoritetet kompetente për të vlerësuar incidentin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?