Lulzim Basha

Precedenti unik/ Bojkoti i opozitës, i njëjtë me atë të radikalëve serbë. Dyshimet, a fshihet dora ruse pas bojkotit?

21 Shkurt 2019, 10:13| Përditesimi: 21 Shkurt 2019, 11:32

  • Share

Basha flet për Europën, por shembujt që ai ndjek janë ato të Serbisë dhe Rusisë.

Aktualisht, i vetmi rast në Europë ku një parti opozitare ka shpallur bojkot dhe po kërcënon të djegë mandatet është ai i ultranacionalistëve serbë të Dverit, të drejtuar nga Bosko Obradoviç.

Ashtu si në Shqipëri, edhe Serbia u përball në fund të dhjetorit me një valë protestash studentore.

Duke shfrytëzuar këtë pretekst, radikalët në opozitë kanë vendosur që të bojkotojnë Parlamentin dhe kanë deklaruar që do të refuzojnë të hyjnë në çdo zgjedhje përsa kohë në pushtet të jetë Aleksander Vuçiç. Sipas Obradoviç, djegia e mandateve eshte gjithashtu nje opsion real.

Përveç Serbisë, në fund të vitit 2018 pati një valë protestash edhe në Malin e Zi apo Rumani.

E përbashkëta e këtyre protestave është që u përkrahën fuqimisht nga partitë anti-europiane, të njohura për sponsorizime të mëparshme nga ana e Kremlinit.

Në Shqipëri, ndonëse Partia Demokratike në dukje është pro-integrimit, investigimet e “Mother Jones”, në fillim të 2018-s hodhën hije të forta dyshimi për një seri financimesh të dyshimta nga ana e oligarkëve rusë të lidhur me Kremlinin.

Natyrshëm, lind dyshimi që pas të gjithë kësaj vale anti-europiane, që ka përfshirë tanimë edhe vendin tonë, mund të fshihen interesa të fshehta ruse. Lexo.al

Komento

Komente

  • Dikushi.: 22/02/2019 01:31

    Nuk me pelqejne ata apo ato komentus te cilet nuk shohin realitetin.. Ndoshta opozita nuk ka plotesisht te drejte po a e shikoni se si eshte gjendja ekonomike e vendit??? Ketu jane cmimet me te larta se ne rajon nderkohe qe pagat jane me te ultat. Me thoni ju komentus sa jane ngitur PENSIONET gjate ketyre 6 viteve? Dhe mos haroni se jane 680 mije te tille. A mundet te jetojne keta me keto pensione te ulta!!? Pse u dashka qe ne keto kushte kaq te veshtira per keta .po te shikojme pagat e deputeteve .ministrave,kryebashkiakeve etj etj Nje deputet psh me gjithe pagesat per telef,benzinen,djeta,qera etj shkon afer 3 milion te vjetra. Krahaso tani pensionin mesatar apo ndihmen ekonomike dhe me pas vendos.

    Përgjigju
  • Ilir: 21/02/2019 20:57

    Ku i beri leket ky Luli mo nuk e marr vesh...! E di njeri?

    Përgjigju
  • Alniku: 21/02/2019 13:54

    Për gazetarinë nuk duhet të ishte pyetje por të ivenstigoni dhe ti nxirrni faktet . Përshembull ajo që ndodhet në USA apo fotot e Luanit me Putinin??

    Përgjigju
  • MUNI -ka: 21/02/2019 13:46

    SOT FQINJET JANE DUKE BERE FEST SE ATE DUAN.JO MORE CNE.ATA NA DUAN TE MIREN.VETEM ATA LESHKOT I VEN NGA MBAS KETYRE PLEHRAVE TRADHETAR NUK E KUPTOJN KETE

    Përgjigju
  • Babalja: 21/02/2019 11:48

    Kta jane shfaqur me kohe qe jane pro ruse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?