Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo në SPAK: U pyeta për një kallëzim të bërë në vitin 2021 (VIDEO)

4 Qershor, 10:04| Përditesimi: 4 Qershor, 12:04

  • Share

TIRANE- Prefekti i qarkut të Vlorës Vangjel Tavo është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Ai ka hyrë në ambientet e SPAK rreth orës 09:30.

Pasi doli nga SPAK (Ora 10:44) Tavo tha se kishte shkuar atje në cilësinë e personit që kishte dijeni për një kallëzim të bërë në vitin 2021.

Vangjel Tavo mori postin e prefektit të  Vlorës në mars të këtij viti duke zëvendësuar në detyrë Flamur Mamaj.

Ai ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.

Lajmi ne perditesim...

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?