Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është pak më mirë, megjithatë rreziku nuk ka kaluar ende. Kështu u shpreh në ‘Sot Live në Shqipëri’ Artur Nura, gazetar, teksa theksoi se mjekët ende nuk e kanë dhënë prognozën.
“Besimtarët po luten për shëndetin e tij, pasi në besimin kristian lutjet mund të bëjnë mrekulli”, tha Nura për Report Tv.
Sa përket situatës më të keqe nëse Ati i Shenjtë nuk e përballon dot sëmundjen gazetari nënvizoi se kush mund të jenë disa nga kandidatët që mund të emërohen si vazhdues të mundshëm të Papës.
“Një nga kandidatët e mundshëm mund të jetë përfaqësuesi i kishës katolike në Ukrainë. Një tjetër kandidat mund të jetë nga Afrika ose patriarku i Jurezalemit”, tha Nura duke shtuar se ky i fundit gjatë konfkitit në Lindjen e Mesme ka luajtur rolin e paqeruajtësit.
Ndërkohë theksoi se një tjetër mund të jetë edhe Luis Antonio Tagle i cili vjen nga Filipinet. Ai shërben si Zëvendës Prefekt për Seksionin e Parë të Sekretariatit të Vatikanit për Ungjillizimin dhe si Kryetar i Komisionit Ndërfetar për Fetë.
Tagle është quajtur "Papa aziatik Françesku". Ai konsiderohet me prirje të majtë dhe kritik ndaj trajtimit të kishës ndaj komunitetit LGBT dhe katolikëve të divorcuar e të rimartuar.
Po ashtu edhe Presidenti i Konferencës Episkopale Italiane, Matteo Zuppi, mund të jetë një vazhdues i Atit të Shenjtë.
Si një i besuar i ngushtë i Françeskut, Zuppit iu kërkua në vitin 2023 të ndërmerrte një mision të rëndësishëm paqeje në Ukrainë. Ai u emërua kardinal nga Papa Françesku në vitin 2019.
Ati i Shenjtë ndodhet në ditën e trembëdhjetë të shtrimit në Poliklinikën Gemelli në Romë, pasi mjekët e diagnostikuan me infeksion kompleks të rrugëve të frymëmarrjes dhe penemoni në të dyja mushkëritë.
Komente
