Momenti i arrestimit

Prej 3 ditësh mbahej në arrest në mënyrë të paligjshme, Prokuroria e Elbasanit liron Ervis Hasankolli

15 Mars 2022, 14:58| Përditesimi: 15 Mars 2022, 15:00

  • Share

38-vjeçari Ervis Hasankolli është liruar pasi mbahej i arrestuar në mënyrë të paligjshme. Ai u arrestua nga policia e Elbasanit gjatë operacionit "Paper" më 13 mars, por është liruar sot nga prokuroria e Elbasanit.

Ndaj tij në 2016 ishte vendosur masa arrest me burg me 10 vite për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa më 25 janar 2022 Gjykata e Lartë kishte pranuar rekursin e Hasankollit duke e shpallur të pafajshëm.

Megjithatë ai u arrestua më 13 mars nga policia e Elbasanit dhe u mbaj në paraburgim deri ditën e sotme që u lirua me urdhër të prokurorisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?