Institucionet dhe Bashkia e Lezhës shfaqen inekzistente ndaj thirrjes së Ndue Murcaj, ish-i dënuari politik në Lezhë që jeton poshtë një ure. 66 vjeçari me probleme të shumta shëndetësore thirri në të gjitha mediat për ndihmë, por zëri i tij ra në veshë të shurdhër insituticonalë.
Tre ditë më parë, Murcaj u shpreh se kërkon pensionin pasi ka kryer 14 vite burg në kohën e komunizmit.
Me probleme të shumta shëndetësore, Ndue Murçaj e kalon natën në të ftohtë ndërsa ditën kërkon lëmoshë në rrugët e qytetit. Ai ka kryer 14 vite burg në kohën e komunizmit dhe mban statusin “ish-i dënuar politik”. Ka aplikuar prej dhjetorit 2022, por Instituti i Sigurimeve Shoqërore ende nuk i ka lidhur pension pleqërie dhe as dëmshpërblim për vitet e burgut. Drejtori Taulant Malshi tha se po pret konfirmim nga Autoriteti i Dosjeve.
“Kemi kërkuar konfirmim nëse qytetari Ndue Tom Murçaj ka qenë i dënuar politik dhe që mund të jetë përfitues nga ligji 7514 i vitit 1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë"apo nga ligji 24 i vitit 2018. Përsa kohë, qytetari nuk ka periudhën e vjetërsisë në punë dhe përsa kohë nuk kemi konfirmim zyrtar nga Autoriteti i Dosjeve për vitet e burgut, ne nuk mund të bëjmë përpunimin përfundimtar apo t’i japim pension”, u shpreh Taulant Malshi drejtor i ISSH, Lezhë.
Ndërsa zyrtarë të Bashkisë së Lezhës jashtë kamerave thanë se do të përpiqen të gjejnë një azil për ish-të dënuarin politik, Ndue Murcaj, por ende pa një plan konkret.
Ne U.S.shqiptare te moshuar qe nuk kane bere as nje dite pune ne shtetin mikprites,shteti u jep nje ndihme te vogel financiare sa per te mbijetuar,ne Shqiperi,ky drejtori pret t'i konfirmojne vitet e burgut e vjetersine ne pune qe t'i jape pension?! Me kollaj u merr shpirtin se te te japin para,apo te drejta!Po nje dhome nuk i siguroni dot?! I lutemi /Shqiptares/ te mos i ndahet ketij rasti deri sa te zgjidhet.
PërgjigjuAh sikur te beheshin 10 veta me nje mendje te krijonim si krijuan italianet Brigatat qe vrisnin keta plehra qe vjedhin e leket e tona e grabisin gjakun tone e te femijeve e plaqve tane...Njeri shpi Londer tjetri me vile ne Como ne itali ku ben 3 milion euro tjetri paguan transvestite ne Brazil me leket tona lozin kazino e gjejn grate e tyre zhigolo..Hajde o popull shqipetar se keta jan fare e keqe te gjithe bashke duhen ndjekur te gjithe bashke pa asnje dallim...
PërgjigjuPo si mor plehra, lideri suprem strehoi 4 000 afgane ne hotelet e Shengjinit, e nuk paska nje krevat per kete te shkrete?
PërgjigjuHiqni nga puna keta te paafte. 3 muaj akoma duke u menduar cfare te bejne? Shkarkim nga puna Drejtorave.
Përgjigju