Rikuperimi i Berat Gjimshitit po ecën me ritme të mira. Mediat në Itali shkrujanë si futbollisti shqiptar i cili luan me Atalantën mund të rikthehet për një muaj në fushat e gjelbra.
29-vjeçari më 21 gusht, u dëmtua në ndeshjen kundër Milanit e përfunduar me shifrat 1-1. Deri në ato momente ishte një lojtar thelbësor i Atalantës për meritë të tij, pasi nuk mungonte në asnjë ndeshje, duke u bërë i pakalueshëm.
Gjimshiti ishte një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë në Ligën e Kombeve dhe me shumë mundësi ai do të humbasë edhe miqësoren ndaj Arabisë Sauditë më 26 tetor, ndërkohë pritet që të jetë i gatshëm për miqësoren tjetër me Italinë më 16 nëntor.