Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: ‘Gener 2’ ndërton pa leje! Do të bojkotojmë zgjedhjet vendore

4 Dhjetor 2022, 19:19| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 22:22

  • Share

Banorët e Bërxullës organizuan këtë të diel protestën e tyre të radhës. Mes protestuesve që kërkojnë mbrojtjen e pronave të tyre që preken nga projekti i aksit Thumanë-Kashar ishte dhe Klesti Kollari. Vogëlushi, thotë se kur të rritet do që të bëhet arkitekt.

“Unë do thoja që kam ardhur në këtë protestë për të mbështetur gjyshërit e mij. Kur të rritem kam dëshirë të bëhem një arkitekte dhe si mund të ndërtoj unë të ardhmen time në qoftë se shteti nuk të ndihmon dhe të përkrah, ku shteti të shkel me këmbë. Nesër mund të jem dhe unë si njerëzit të cilët po luftojnë për pronën e tyre.”

Banorët thonë se gjatë 70 ditëve protestë jo vetëm që nuk kanë kanë biseduar me kompaninë ‘Gener 2’ por shqetësimi i tyre nuk ka marrë përgjigje as nga institucionet përgjegjëse.

“Po I flakin këto banorë në rrugë dhe nuk bëhen të gjallë për të ardhur e dhënë një përgjigjie mbi kërkesat tona të ligjshme. Firma Gener 2 nuk I ka ndërprerë punimet për asnjë moment. Vetëm në Bërxullë nuk e zhvillon aktivitetin sepse ne nuk e lejojmë sepse është në kundërshtim me ligjin.”

“Si do t’i pres liderët  e samitit? Do t’i thotë që njerëzit e mij i shtyp me mjete të rënda mundin dhe djersën e tyre.”

“Rezistenca jonë do të jetë deri në pikën e fundit. Derisa mua si person të më dëmshpërblejë token.”

Banorët thonë se në këto kushte kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

“Ne do të mundohemi shtëpi më shtëpi që populli të mos marr pjesë në votime sepse kështu e do ky njeri.”

Do zgjedhje? Zgjedhje s’ka më në Bërxullë.”

Sipas tyre, projekti po bëhet pa asnjë leje ndërtimi dhe u cenon pronat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?