Ngjarja e rëndë në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, qytetar elbasanlli me rrënjë, pengmarrja e qytetarit Goga nga Ndroqi në Tiranë, pengmarrja në Maqellarë të Dibrës janë kryer nga struktura të amatosura të PD, që tashmë është pranuar e provuar se janë ngritur, instruktuar e armatosur në çdo qark të vendit. Paskan një emërtim intrigues, Struktura të mbrojtjes së votës (SMV), që shkon në linjën e propagandës së liderëve të opozitës për “sigurimin” e votës me çdo mjet e me çdo çmim!
Emër inrigues që ka sjell gjak, humbje jete, marrje peng të qytetarëve dhe terror. Ky realitet drithërues, përveç sa ka ndodhur, sjell në vëmndje se opozita më shumë se marrjen e pushtetit ka në fokus destabilizimin e Shqipërisë gjatë fushatës elektorale, në ditën e votimit dhe pas sajë. Që është një skenar i tillë, kjo nuk ka dyshim.
Çështja është nëse do të lejohen që ta realizojnë këtë skenar. Pa diskutim se roli i strukturave shtetërore është parësor për të neutralizuar këtë skenar, por shumë kemi në dorë edhe ne qytetarët votues. Trustit të Lule Lakrës duhet ti jepet një mësim i pashëmbullt përmes votës. Të veprojmë me qytetari, me guxim, me përgjegjësi për të ardhmen.
Asnjë votë për ata që erdhën si destabilizues dhe duan të mbretërojnë si të tillë. Mjaft më. Ata le të gjejnë rrugë tjetër, të ndërrojnë sjellje dhe mirë se të vijnë për tu ballafaquar në raunde të tjera. Edhe ata si qytetarë.
Ata jane bajga ...
PërgjigjuKjo te kujton Berishen ne 21 janar kur bente presion ndaj opozites me komisio e hetimi per para, gjate e pas komplotit hipotetik. Sot kemi po Berishen por ne formen e Rames.
Përgjigju