Manchester City nuk ndalet në Premier League dhe siguron fitoren e 7-të radhazi. Djemtë e Guardiolës fituan 2-1 në stadiumin “Vicarade Road” ndaj Watford dhe ngjiten në kuotën e 41 pikëve në kryesim 5 më shumë se Liverpool i vendit të dytë. Sane e mbylli pjesën e parë në avantazh ndërsa në fillimin e fraksionit të dytë shënoi për Cityn edhe Ryad Mahrez. Algjeriani e tundi rrjetën në minutën e 51-të duke i dhënë skuadrës avantazhin e dyfishtë. Por minutat e fundit City vuajti për ta mbajtur këtë trepikësh pasi vendasit me Doucoure shënuan në të 85-të dhe tentuan barazimin megjithatë 3 pikët shkuan për Cityn.
Java e 15-të e Premier League vijon sot ku spikat superndeshja që do luhet në “Old Traford” mes United e Arsenalit. “Djajtë e kuq nuk po kalojnë një moment të mirë dhe janë në vendin e 8-të plot 8 pikë larg Arsenalit të vendit të katërt. Jose Mourinho ka qënë sërish polemizues në konferencë duke thënë se objektiv është vendi i katërt për të cilin sqaron se skuadrës së tij nuk i duhet një mrekulli por një seri e mirë rezultatesh. Liverpool luan në transfertë ndaj Burnley dhe Chelsea përballet jashtë fushe me Wolves.