Foto ilustruese

Kronikë

Merrte para duke mashtruar qytetarët pasi u premtonte punë në Gjermani, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

10 Prill 2021, 09:50| Përditesimi: 10 Prill 2021, 09:58

  • Share

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për mashtrim. Shtetasi me iniciale V.G nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.

‘Më datë 09.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe,  sepse nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?