Partia Demokratike e quan politike shkurtimin e listave të saj nga KQZ. Sipas ish deputetit Oerd Bylykbashi, vendimi i KQZ tenton të dëmtojë koalicionin e udhëhequr nga PD dhe kjo rrezikon ta çojë vendin drejt kolapsit zgjedhor. Ai thotë se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të reduktuar listat e PD për selinë blu është i paligjshëm dhe me motivacion politik.
“Ajo që duhet të kuptojmë është që KQZ në paligjshmërinë e vet ka një motivacion politik që shkon në të njëjtën vazhdë, të qëndrimit që PS ka mbajtur për të penguar koalicionin më të madh i opozitës në përpjekjen për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes në Shqipëri. Ky është thelbi i gjithë përpjekjes:Pengimi i koalicioneve, por tani edhe i kandidatëve të koalicioneve”,
Negociatori i demokratëve në tryezën për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi thotë se vendimi i KQZ, jo vetëm është në kundërshtim me ligjin elektoral, por kandidimi i 153 emrave nga secila parti apo koalicion, rrezikon të mos plotësojë parlamentin.
“Vendimi i KQZ për të shkurtuar listat e PD dhe koalicionit, nuk është vetëm i paligjshëm, por edhe arbitrar. Ligji zgjedhor nuk përcakton maksimum, përcakton vetëm minimum për listat. Bazuar edhe në vendimin e KQZ, sistemi zgjedhor jo vetëm që hy në kolaps dhe nuk plotëson dot parlamentin”
Heqja e më shumë se 60 kandidatëve nga listat e PD dhe Aleanca për Ndryshim, sipas Bylykbashit, u mohon të drejtën secilës parti të koalicionit që të përfaqësohet.
“Pengon kandidatët e partive të koalicionit, madje edhe parti për të marrë pjesë në garë edhe pse janë pjesë e koalicionit, dhe nga ana tjetër mohimi i të drejtës së zgjedhësve për të votuar kandidatët e tyre. Ka lënë jashtë edhe përfaqësues të minoriteteve, është një vendim që ka edhe një pasojë më të fortë sesa thjesht paligjshmëria. Bëhet e pamundur që partitë të garojnë në çdo qark me kandidatin e vet. Është e drejtë e tyre të mbledhin vota në kuadër të plotësimit të pragut elektoral.”
Partia Demokratike ka paralajmëruar se do ta ankimojë në KAS, vendimin e KQZ për të reduktuar listën e saj të kandidatëve në 153. Selia blu dërgoi për të dytën herë listën me 214 kandidatë, me argumentin se neni 67 i Kodit Zgjedhor përcakton vetëm numrin minimal të kandidatëve, që sipas një përllogaritje të PD, është 177, dhe jo numrin maksimal të emrave që një parti politike duhet të ketë në listat e saj.
Keta te PD jane apo bejne si te manget nga trute?! Per cfare arsye duhet te cojne kandidate me shume se duhet? Mos duhet ta bejme fleten e votimit si carcafi qe fle Bylykbashi?! Por Basha e ben kete se justifikohet me te gjithe ata te partise ku i thote, une ju futa ne liste por KQZ ju hoqi. Ata e kane fajin! Ahahah
PërgjigjuO bylykbash bimbash ti je mashtrus ti kujton se do i shpëtosh SPAKUT për vjedhjen që i bët klubit Partizanit. Ti je zar te partia antikombëtare e Shqipris partia wc pd. Po përgjigjen ti do ta marësh me 25 Prill o vidh. Ti me gjith vemjet e tjera të partis wc pd.
PërgjigjuBojkotoni.
PërgjigjuKy skuthi i pd leshelis qe pergaditi privatizimin e kompleksit sportiv Partizani me shkeljen me te madhe ligjore per te perifituar Jamarber Malltezi. Ti duhet te jesh pas hekurave surratufo, skuth i keq
PërgjigjuKolapsin e sateme. O idiot po ju kishit fut 61 kandidate me shume se ju lejohet. Ça k..n do
Përgjigju