Franca merr Presidencën e BE, Macron: Do të organizojmë konferencë për Ballkanin Perëndimor, t'i qartësojmë perspektivën europiane! Reformë edhe për zonën Shengen

10 Dhjetor 2021, 15:24| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 18:06

  • Share

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për Ballkanin Perëndimor, teksa ka folur sot për Presidencën e BE, që Franca e merr që nga data 1 janar.

“Fqinjësia jonë më e afërt është Ballkani Perëndimor i cili është më shumë se fqinjësi, është në zemër të Evropës”, tha Macron për gazetarët.

Sipas Macron presidenca e Francës synon që të kemi një Evropë të fuqishme në botë, e lirë për të bërë zgjedhjet e veta dhe e aftë për të zotëruar fatin e saj. Macron tha se donte një Evropë që është në gjendje të kontrollojë kufijtë e saj dhe gjatë presidencës do të prezantojë një reformë të zonës Shengen.

"Fqinjët më pranë nesh janë Ballkani Perëndimor. Në muajin qershor do të organizojmë një konferencë për Ballkanin Perëndimor sepse, më shumë sesa të qënurit fqinj, Ballkani është në zemër të Evropës dhe për këtë mjafton t’i hedhësh sy hartës, mjafton të shohësh historinë tonë. Ky rajon sot përshkohet nga tensione të reja dhe atje po rikthehet historia, në disa raste madje në formën e saj tragjike; prandaj kemi një përgjegjësi shumë të veçantë sot lidhur me Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të ndjekim një politikë riangazhimi në rajon, por edhe një politikë investimesh për të nxitur integrimin ekonomik të tij, për të zhvilluar këmbimet mes njerëzve, për të ngritur çështjen e minoriteteve që përshkon të gjithë rajonin, si edhe për të luftuar ndërhyrjet dhe manipulimet të cilat janë vepër e një numër fuqish rajonale të cilat kërkojnë që, përmes Ballkanit, të destabilizojnë Evropën. Unë besoj se kjo punë, e cila është një punë sa politike aq edhe ekonomike në lidhje me Ballkanin Perëndimor, është një agjendë e vërtetë sovraniteti për Evropën tonë, sepse ne nuk do të mund të ndërtojmë një Evropë të paqes për pesëdhjetë vitet e ardhshme nëse e lëmë Ballkanin Perëndimor në gjendjen në të cilën ai ndodhet sot dhe, për këtë arsye, duhet qartësuar perspektiva evropiane e tij, duhet riinvestuar në këtë rajon për unitetin e tij, duke pasur një realisht ambicje të përbashkët për dekadat e ardhshme", tha Macron.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Abcd: 11/12/2021 10:56

    Franca “po interesohet” per Ballkanin Perendimor pasi po ndjen afrimin e Amerikaneve,te cilet nen Trumpin i kishte lene mjaftueshem vakum per te tretet,sidomos pas vetos franceze per Ballkanin Perendimor. Franca e Macron nuk e duronte dot Angline dhe u gezua me largimin e saj nga BE dhe njekohesisht nuk po kaperdinte prestigjin e Merker,e cila e “pengonte” me emrin dhe personalitetin e saj per te qene protagonist. Dhe ja tashme nuk eshte Anglia,nuk eshte Merkel dhe Amerika e Biden eshte rikthyer, “eshte ulur” ne Ballkanin Perendimor per te vazhduar ate qe filloi ne 1999-en me Kosoven dhe pikerisht ne kete moment duket Makron dhe kerkon protagonizem dhe ato gur nen rrota qe i vuri BE per egon e tij ,tani mund te korr “fitoren” ,te jete ne krye te saj ,per t’a kthyer ate ne piken 0-ro. Franca edhe pse eshte nismetarja e BE sebashku me Gjermanine ,Franca e lidershipit te sotem e ndjekin hijet e se kaluares dhe ne axhenden e saj ka patur me shume bashkpunim me aktor jashte BE-se sesa me partneret brenda BE dhe pikerisht kjo e ben Francen e Macron nje percarese te BE.

    Përgjigju
  • Elections: 11/12/2021 00:32

    A ka frike Macron se do humbe në zgjedhjet ne France vitin tjeter dhe për ta balancuar aromen ruse në kafe i fut edhe një çaj ballkanik me kanelle amerike sa për muhabet !

    Përgjigju
  • Tani: 10/12/2021 21:21

    Nuk kemi pare kurre ndonje te mire nga franca ne shqiptaret. Franca eshte aleate e rusise. Historikisht ka mbeshtetur sllavet ne ballkan ne dem te shqipetareve. Ishte kfori francez qe nuk lejoj UÇK-në te kalonte ne veri te mitrovices. Pra edhe pse rusia nuk kishte mundesi te mbronte serbet siç ka vepruar pergjate historise asaj i erdhi ne ndihme franca. Per shqipetaret te rroje SHBA e cila eshte nje force e nadhe dhe mbi te gjitha nuk eshte europiane

    Përgjigju
  • neri: 10/12/2021 21:14

    Dihet qe Franca eshte mike e Serbise ne Ballkan prandaj dihet qe vetem kete do te favorizoi, Franca nuk e do Ballkanin.

    Përgjigju
  • B*3: 10/12/2021 19:08

    Ky do i vej flaken EU se e nderiti me Francen... Brezi i ketij, jane brezi me kot qe ka egzistuar ndonjehere. Nxenes te mire ne shkolle, nga familje me mireqenie te mire ose te larte, nivel llafollogjie te larte, flasin po nuk degjojne, ideja e tyre eshte urdher dhe po nuk u be si thone keta te ketij brezi, hop, nxjerrin direkt ndeshkimin. Njerez me tendence diktatori, sh te rrezikshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?