Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të gazetarit Aristir Lumezi: Një prej njerëzve më me guxim e maturi në media

11 Korrik, 13:54| Përditesimi: 11 Korrik, 16:08

  • Share

TIRANË - 'Gazetaria shqiptare humbi një prej njerëzve me guxim e maturi në karrierën e tij në media' thotë Presidenti Bajram Begaj në ngushëllimin për ndarjen nga jeta të në moshën 57-vjeçare të Kryeredaktorit të gazetës “Panorama”, Aristir Lumezi.

Begaj e vlerëson gazetarin dhe kryeredaktorin të pa kompromis në analizat përmes frymës perëndimore në shtypin e shkruar dhe ekranet e medias.

Aristir Lumezi ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 57 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lumezi ka qenë gazetar i politikës dhe prej vitesh ka qenë në postin e kryeredaktorit tek Gazeta Panorama.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?