Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Presidenti Biden flet për sfidat dhe sukseset në vitin e parë në detyrë

20 Janar 2022, 01:00| Përditesimi: 20 Janar 2022, 01:02

  • Share

Presidenti amerikan Joe Biden pranoi të mërkurën se viti i tij i parë në detyrë është shoqëruar me "sfida" dhe përparim "të madh" ndërsa ai mbajti konferencën e tij të parë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2022.

Presidenti filloi duke theksuar disa nga sukseset që ka arritur administrata e tij vitin e kaluar. Ai përmendi rritjen e numrit të amerikanëve që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19. Ai gjithashtu vuri në dukje se numri i amerikanëve të papunë është ulur shumë.

Presidenti Biden tha se më shumë teste për COVID-19 duhej të ishin bërë të disponueshme më herët gjatë pandemisë, "por ne po bëjmë më shumë tani". Duke filluar nga e mërkura amerikanët mund të porosisin teste falas për COVID-19, që mund të administrohen në shtëpi.

Konferenca për shtyp e Presidentit Biden vjen pasi dy projektligje kyçe të axhendës së tij janë bllokuar në Kongres dhe me pandeminë COVID-19 që ende po shkakton dëme të mëdha brenda dhe jashtë vendit. Mbështejta për Presidentin Biden në sondazhet e opinionit publik ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga tërheqja kaotike e forcave amerikane nga Afganistani shtatorin e kaluar. Në një sondazh të publikuar javën e kaluar nga Universiteti Quinnipiac, rreth 40% e të anketuarëve shprehën mbështetje për punën e Presidentit Biden, ndërsa 33% thanë se ai nuk po bënë punë të mirë në trajtimin e sfidave të vendit.

Vlerësimet e ulëta për punën e presidentit janë përkeqësuar nga perceptimet për trajtimin jo të mirë të pandemisë së koronavirusit, e cila po hynë në vitin e tretë, pavarësisht fushatës intensive të vaksinimit të administratës së tij. Ekspertët e shëndetit publik kanë kritikuar administratën për dështimin për të parashikuar shfaqjen e varianteve Delta dhe Omicron të koronavirusit, si dhe dështimin për të rritur kapacitetin e testimeve për COVID-19, duke përfshirë vënien në dispozicion të testeve të shpejtë për të gjithë amerikanët.

Megjithëse Presidenti Biden arriti të miratonte një paketë masive prej 1 trilion dollarësh për të riparuar infrastrukturën e shkatërruar të vendit, përpjekjet e tij për të siguruar miratimin nga Kongresi të projektligjit të tij për mbështetjen e programeve sociale prej 1.8 trilion dollarësh dhe atij për frenimin e ndryshimit të klimës është bllokuar në Senat nga një anëtar i partisë së tij Demokratike, senatori i moderuari Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore, i cili mban një votë kritike në Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë.

Kjo është konfrenca e dhjetë për shtyp që kur Presidenti Biideën filloi mandatin, shumë më pak se paraardhësit e tij më të fundit, që nga koha e Presidentit George H.W. Bush, bazuar në të dhënat e përpiluara nga Universiteti i Kalifornisë në Santa Barbara./VOA

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?