Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Kosova & Rajoni

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski: Nuk duhet të lobojmë për pavarësinë e Kosovës

7 Qershor 2021, 12:13| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 12:51

  • Share

Maqedonia e Veriut, nuk duhet të lobojë për pavarësinë e Kosovës, ishte kjo deklarata e presidentit maqedonas Stevo Pendarovski.

Ai është shprehur se Maqedonia e Veriut, e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe që prej asaj kohe, angazhimi për ndërtimin e marrëdhënieve të mira ka qenë maksimal.

"Ne e njohëm Kosovën si një shtet të pavarur në 2008, kur shumica e partnerëve tanë strategjikë e bënë këtë, dhe që nga ajo kohë ne jemi angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, sepse në atë mënyrë ne jemi duke përmbushur interesat tona kombëtare", tha Pendarovski.

Penadarovski kujtoi se Maqedonia e Veriut, bëri kompromise të vështira në mënyrën që të bëhet pjesë e NATO-s si dhe të fitojë një vend në Bashkimit Evropian në të ardhshmen.

Ai theksoi se anëtarësim në BE është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha vendeve të rajonit.

"Anëtarësimi në BE është thelbësor për zhvillimin e përgjithshëm të të gjitha vendeve në rajon dhe ne nuk kemi asnjë alternativë reale për integrimin evropian," përfundoi Pendarovski.

Gjithashtu presidenti maqedonas, ka shprehur edhe mirënjohjen e tij ndaj Serbisë, për shkak të ndihmës së madhe në “luftën” me pandeminë dhe procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?