David Sasoli

Presidenti i PE viziton Shqipërinë në 3 shkurt: Keni bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t'u bërë anëtare e BE-së

1 Shkurt 2020, 12:54| Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 13:11

  • Share

TIRANE- Kreu i Parlamentit Europian David Sasoli do të zhvillojë disa takime zyrtare në Tiranë dhe Shkup, në kuadër të cështjes së negociatave. Në Tiranë, Sasoli do të zbarkojë në datën 3 shkurt ku do të takojë ambasadorin e BE Luigi Soreca, kryeministrin Edi Rama me të cilin do të zhvillojë dhe një konferencë të përbashkët, e më pas me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe me krerët e grupeve parlamentare, ku fokusi i bisedimeve do të jetë pikërisht negociatat dhe politikat e brendshme të dy shteteve.

Duke qenë se ditën e hënë do të ketë dhe seancë parlamentare, David Sassoli do të mbajë një fjalim në seanë. Ndërsa në datën 4 shkurt, në axhendën e kreut të PE është parashikuar një takim me kreun e PD Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Sassoli vjen në Tiranë një muaj para mbledhjes së Parlamentit Europian ku do të diskuohet cështja e zgjerimit europian dhe fati i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në integrimin Europian. 

“Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri. Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t’i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit. Ne nuk do të heqim dorë”, ka theksuar Sassoli për vizitën e tij në dy vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Komento

Komente

  • Kafsha: 01/02/2020 16:15

    Duam Shqiperi të fortë jo BE! BE-ja do na beje skllever!

    Përgjigju
  • Tan dhima: 01/02/2020 14:27

    Nuk duam BE duam Albxit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?