Deputeti i “Rithemelimit” Luçiano Boçi i cili refuzoi të ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, tha se presidenti nuk mund të jetë një produkt falsë. Sipas tij kjo është tentativa e disatë e Alibeajt për të legjitimuar procesin tallës siç e quajti Boçi, ndërsa shtoi se grupin e negociatave e zgjedh Komisioni i Rithemelimit.
“Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë
Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.
Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.
Politikisht procesin e orienton këshilli kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton komisioni i rithemelimit.
Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.
Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.
Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës.”, shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Zgjedhja e Presidentit/ PD mbledh grupin për draftin, Alibeaj: Kusht të jetë anti-komunist, prandaj na akuzojnë 'si të shitur te Rama'! Mungesë kuorumi? Kishte deputetë online
J.GJ.//ReportTv.al