Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Agron Duka

Presidenti i ri, Mediu e Duka për Report Tv: Propozojmë Dashamir Shehin, kandidat i grupit ‘Alenca për Ndryshim’, ia vëmë në tavolinë Alibeajt

18 Maj 2022, 19:31| Përditesimi: 18 Maj 2022, 19:45

  • Share

Teksa opozita ka marrë dakordësinë për të propozuar emrat e kandidatëve për president në raundin e dytë dhe të tretë, Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” do të propozojë në diskutimet mes grupeve opozitare emrin e Dashamir Shehit si kandidat për president.

Fatmir Mediu dhe Agron Duka e konfirmojnë këtë propozim për Report Tv, të cilët thonë se do t’ia vendosin nesër në tryezë Enkelejd Alibeajt me të cilin pritet të ulen për të dakordësuar emrat që do t’i çojnë kuvendit për votim të hënën.

Ditën e sotme palët arritën dakordësinë, ku ranë dakord që të opozita të japë emër për president në 2 raundet e ardhshme, ndërsa nëse do jetë e nevojshme do të ketë të drejtë edhe PS të japë emra në raund të katërt dhe të pestë.

Tashmë opozitës do t’i duhet të ulet brenda vetvetes dhe të shprehë brenda ditës së diel kandidaturat për emrin e kreut të shtetit. Dakordësia e arritur sot është kundërshtuar nga Komisioni i Rithemelimti të Berishës. Luçiano Boçi, i cili sipas 'Rithemelimit' është mandatuar për negociatat për presidentin me opozitën, i konsideron false bisedimet mes Partisë Socialiste dhe Enkelejd Alibeajt. Sipas tij Balla dhe Alibeaj procesi është një tallje.

Për herë të parë sot u zhvilluan negociata mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për emrin e ri të presidentit të vendit. Negociatat, me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, u zhvilluan në prani të kamerave. Palët e 4 grupeve parlamentare u mbledhën Kryesinë e Kuvendit. 

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Ndonëse nuk kishte asnjë kandidat për t’u votuar, sipas Kushtetutës së Shqipërisë ky quhet si një raund votimi i ezauruar për t’ia lënë vendin katër raundeve të tjera.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 19/05/2022 06:54

    O rakia bukuroshe.. Klase politike vl.. Per te ardhur keq

    Përgjigju
  • Scutari: 19/05/2022 06:38

    Po ky është bërë meme pa u bërë president, lëre pastaj po u zgjodh!!

    Përgjigju
  • Ta gatisim kte pun shpejt o cuna: 19/05/2022 06:26

    Dash faqorja e ka thon me koh qe don me rëzu Edin . Hahah tamom asnjanos pranej ta bojm president

    Përgjigju
  • Iris: 19/05/2022 01:49

    Seriozisht e kane keta?! D.Shehi eshte nje figure e dobet,nuk e kam fjalen per ate c'ka perflitet per te,por per ate qe mund te manipulohet lehtesisht nga palet dhe nuk gezon respektin e popullit.Jane zhdukur akademiket qe u detyruan te propozonin si-shokun e qokave te tyre, keta??!!

    Përgjigju
  • tiranasi: 19/05/2022 00:58

    SHEHIN BEJENI PRESIDENT TE PIJANECEVE......JAM VETE TIRANAS,,,POR SHEHI NUK PLOTESON ASNJE KUSHT PER TU BERE PRESIDENT,,,PRESIDENT TE PIJANECEVE TE SHQIPERISE PO..,,,AI RRI GJITHE DITEN DUKE PIRE RAKI E NGRENE QOFTE.....////

    Përgjigju
  • Shkodra: 18/05/2022 23:39

    Unë them se është një propozim i papritur por shumë me vend. Medoj se do të ishte një President i shkëlqyer. Ka dhënë prova se është i drejtëpërdrejtë dhe asnjanës. Mua do të më pëlqente si President. Është paqësor, babaxhan, popullor dhe ta thotë troç. Super! :)

    Përgjigju
  • Fadili: 18/05/2022 21:41

    Paçe pilaf ne qepe te njoma Rakine e sjell vete

    Përgjigju
  • Ben: 18/05/2022 20:56

    Si ka mundesi qe Mehdiu,nen hetim + mashtrues,idiot,hajdut ben propozim per president,dhe nga niveli qe ka,fiks,ben Dashin si propozim.Dashi eshte sahrosh,rob i tavolinave,t'kenoq n'tavoline por kaq.Dashi s'di me bo asigjo tani,do me pi nje gote raki,nuk ka kapacitet me shume.

    Përgjigju
  • Endri: 18/05/2022 20:54

    Vetem fakti qe Fatmir legeni behet pjese e zgjedhjes se presidentit eshte turp per ne. Cfare i ka dhene vendit ky parazit qe duhet te ishte ne burg?

    Përgjigju
  • Lui: 18/05/2022 20:07

    Juve ose jeni idiotë, ose jeni dekonstruktiv. Se nuk ka si shpjegohet ndryshe..?! Rama e ka bërë leckë Dash Shehin në mes të parlamentit për rakinë, gjë që përpos Ramës që ka bërë gabim etik, është e vërtetë që Dashi e ka qejf më shumë se ç'duhet atë të shkretë raki. Dmth ju duke e ditur këtë e propozoni, që do të thotë t'ia ngecni Ramës që me demek nuk donte Rama..

    Përgjigju
  • Blenard: 18/05/2022 20:06

    Nga rakia te qoftet

    Përgjigju
  • Ergys: 18/05/2022 20:00

    Skam fjal per ket emer qe kan zgjedh. Eshte emri me I pershtatshem per ate vend. Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?