Presidenti Ilir Meta

Politikë

Meta: Çështjen e moralit e kam shumë të rëndësishme në politikë! Basha shquhet për lapsuset në matematikë, tashmë edhe në gjeometri

24 Nëntor 2021, 22:00| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 22:22

  • Share

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për mediat ka deklaruar këtë mbrëmje se është një politikan koherent që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë.

“Jam një politikan koherent që çështjen e moralit e ka shumë të rëndësishme edhe në politikë.”-tha Meta.

Kreu i shtetit u ndal edhe një herë tek veprimet e opozitës dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se i është lutur me lot në sy që të shtynte zgjedhjet lokale. 

"Kryetari aktual i papjekur i PD mu lut me lot në sy të shtyja zgjedhjet lokale. Për të shmangur një gjakderdhje të mundshme dhe për të ndihmuar opozitën të dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur për të disatën herë, kryetari i papjekur i PD, u detyrova të shtyja zgjedhjet.”-tha Meta.

Meta theksoi se djegia e mandateve nga opozita dhe zerimi i saj në pushtetin vendor, janë ndër aktet më skandaloze dhe më të rënda që tronditën themelet e shtetit ligjor dhe demokracinë.

"Kjo është një faturë shumë e rëndë e opozitës aktuale në Shqipëri. Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale të shtetit. Megjithatë opozita së shpejti shpresoj të marrë në dorë rolin që i takon."-tha Meta.

Sa i takon Bashës dhe deklaratave të tij për 'Trekëndëshin e Bermudës', Presidenti tha se ai shquhet jo vetëm për lapsuse në matematikë, por së fundmi edhe në gjeometri. Meta theksoi se Basha ka katër përgjegjësi madhore.

“Z.Basha ka katër përgjegjësi madhore për kapjen totale të shtetit nga Rilindja, të cilave ai nuk mund t’ju shmanget dot. "-tha Meta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?