Pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bashkitë pa kryetarë, Presidenti Ilir Meta i kërkon Kryeministrisë informacion mbi bashkitë që nuk kanë një kryetar. Në letrën e tij, Meta ‘sulmon’ kryeministrin, ku thotë se edhe pse ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga ana tjetër nuk e ka informuar presidentin zyrtarisht dhe sipas ligjit se në cilat bashki ka vende vakante. Nisur nga kjo, ai i drejtohet kryeministrisë me 2 pyetje.
‘Organi fundor që merr dijeni për përfundimin përpara kohe të mandatit është Këshilli i Ministrave, i cili sipas nenit 62 të po këtij ligji është dhe organi 2 kompetent që vendos shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, dhe që sipas procedurës duhet të njoftojë Presidentin e Republikës për vijimin e procedurave të mëtejshme për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.
Megjithatë, referuar sa më sipër, nga ju nuk është përcjellë deri më tani një informacion i tillë, ndërkohë që Kryeministri publikisht ka mbajtur qëndrimin se shpallja e zgjedhjeve të pjesshme vendore është kompetencë e Presidentit, por pa e njoftuar këtë të fundit zyrtarisht dhe sipas ligjit.
Në këto kushte, përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës, kërkon nga Këshilli i Ministrave të informohet mbi:
-Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore - Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.
-Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.I nderuar Zoti Agaçi,
Kërkojmë që ky informacion të jetë i saktë, i plotë dhe me të dhënat e nevojshme, si dhe të përcillet sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti i Republikës, të procedojë më pas për zgjidhjen e kësaj situate në interes të të gjithë qytetarëve të bashkive pa kryetarë, përmes nxjerrjes së dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për të gjitha ato bashki pa kryetar", thuhet në letër.
Lajmi kryesor:
KQZ dijeni vetëm për 3 bashki pa kryetarë, Meta letër Kryeministrisë: Kërkoni zgjedhje të parakohshme, por s’më informoni zyrtarisht! 2 pyetjet që duhet të më përgjigjeni sa më shpejt
B.K.//ReportTv.al